Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska pa punuar, tre vitet e ardhshme do të mer nga 1000 euro në muaj

Jankullovska pa punuar, tre vitet e ardhshme do të mer nga 1000 euro në muaj

2 Nëntor – Për nëntë vitet e kaluara në pozicionin e ministres për punë të brendshme, Gordana Jankullovska sipas ligjit përfiton përvojë pune (stazh) shtesë prej 36 muaj, shkruan Plusinfo.

Sipas ligjit për policinë, çdo ministër merr beneficion në stazh. Ligji thotë se për çdo vit që Jankullovska e ka kaluar në MPB ka fituar 4 muaj përvojë pune (stazh) shtesë.

Për nëntë muajt e kaluar në postin e ministres, ligji e shpërblen Jankullovskën me 36 muaj të tjerë shtesë, gjegjësisht tre vite të cilat do t’i evidentohen në përvojën e përgjithshme të punës.

Ministrat e paraprak në MPB kanë përfituar më pak. Hari Kostovit, i takojnë tetë muaj shtesë, Lubomir Frçkoskit 16 muaj dhe të ndjerës Dosta Dimovska, tetë muaj shtesë.

Ministre e MPB, Jankullovska, qëndroi më gjatë se të gjithë nëntë paraardhësit e saj nga gushti i vitit 2006 deri në maj të këtij viti kur dha dorëheqje.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *