Home / Lajme / Maqedoni / Kamioni shkel për vdekje 9 vjeçarin nga Kumanova

Kamioni shkel për vdekje 9 vjeçarin nga Kumanova

Një djalë nëntë-vjeçar humbi jetën dhe një këmbësorë tjetër u plagos, kur një kamion të parkuar vetë filloi të lëvizë dhe ka shkelur këmbësorët, në rrugën lokale në fshatin Sopot të Kumanovës.

Incidenti fatal ka ndodhur dje pasdite rreth orës 17:45 në Kumanovë në rrugën lokale në fshatin Sopot, transmeton TetovaSot.

Kamioni i tipit Mercedes në pronësi të S.C. (46) nga fshati Haraçinë, për shkak të ngarkesës ka filluar vetë të lëvizë.

Në një moment mjeti ka goditur këmbësorin H.S. (35) dhe djaloshin nëntë vjeçar, që të dy nga fshati Sopot.

Pas aksidentit, këmbësorët u dërguan në Qendrën Mjekësore të Kumanovës, ku mjekët konstatuan vdekjen e fëmijës, ndërsa H.S. kishte pësuar lëndime të lehta dhe u lirua nga spitali.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *