Home / Kryesoret / Këshilli i Sigurimit cakton masa konkrete për krizën e refugjatëve

Këshilli i Sigurimit cakton masa konkrete për krizën e refugjatëve

15 nëntor-
Këshilli për Sigurim ka vendosur që Armata e Republikës së Maqedonisë (ARM) dhe Komiteti Drejtues të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në rast të ndryshimit të situatës në teren, më konkretisht nëse kufizohet numri i migrantëve për hyrje në shtetet e Evropës.

Këshilli i Sigurimit dënon fuqishëm sulmet terroriste në Paris duke dërguar ngushëllime në adresë të qytetarëve të Republikës së Francës.

“Lidhur me kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm dhe nga ushtarët terroristë të huaj është konstatuar se institucionet rregullisht ndërmarrin masa dhe informojnë. Sa i përket krizës me migrantët është konstatuar se institucionet përkatëse të Republikës së Maqedonisë veprojnë në përputhje me ligjin për menaxhim me kriza”, thuhet në njoftim.

Këshilli për Sigurim ka vendosur që Armata e Republikës së Maqedonisë (ARM) dhe Komiteti Drejtues të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në rast të ndryshimit të situatës në teren, më konkretisht nëse kufizohet numri i migrantëve për hyrje në shtetet e Evropës.

“Nëse situata me lëvizjen e migrantëve zvogëlohet në shtetet e tjera, Këshilli për Sigurim konstatoi se ARM-ja dhe komiteti Drejtues si masë të fundit mund të llogarisin vendosjen e barrikadave me tel në ato vende për të cilat konstatohet se është e nevojshme”, thuhet mes tjerash në njoftimin me shkrim të Kabinetit të presidentit.

Këshilli ka obliguar ARM-në që të nisë përgatitjet menjëherë, duke theksuar se ngritja e telave nuk paraqet mbyllje të kufirit por vetëm kanalizim të lëvizjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *