Home / Lajme / Maqedoni / Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë prezantim në UEJL

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë prezantim në UEJL

10 nëntor-Anëtarët e Komisionit për ankesa dhe të Zyrës ekzekutive të KEMM-it, të cilët do të marrin pjesë në këtë prezantim, do të promovojnë parimin e vetë-rregullimit, përvojat e deritanishme të Këshillit për etikë dhe bashkëpunimin me organe të ngjashme në suaza ndërkombëtare

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë, më 11 nëntor (e mërkurë), me fillim në ora 11, organion evenimentin “Komisioni për ankesa pranë Këshillit për etikë në media – përvoja dhe plane të deritanishme” i cili do të mbahet në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

Anëtarët e Komisionit për ankesa dhe të Zyrës ekzekutive të KEMM-it, të cilët do të marrin pjesë në këtë prezantim, do të promovojnë parimin e vetë-rregullimit, përvojat e deritanishme të Këshillit për etikë dhe bashkëpunimin me organe të ngjashme në suaza ndërkombëtare.

Ky eveniment do të shfrytëzohet edhe për prezantimin e rasteve më interesante të cilat i ka përpunuar Komisioni për ankesa pranë KEMM-it, si dhe efekti i ndërmjetësimit, si një prej veglave kryesore që i aplikon Këshilli gjatë zgjidhjes së parashtresave për gazetari joprofesionale dhe jo etike.

KЕММ është shoqatë qytetare e formuar nga më shumë media që para një viti, ndërsa punën e saj funksionale e filloi në janar të këtij viti. Objektivi kryesor i KEMM-it është arritja e një shkalle më të lartë të respektimit të standardeve etike në gazetari, si dhe qasje më të thjeshtësuar për publikun (qytetarët, institucionet dhe personat juridik) në media, kur ata ndjejnë ndonjë shkelje të standardeve të raportimit professional dhe objektiv.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *