Home / Lajme / Rajon / Kimete Berisha:ISË ! JE I RREZIKUAR TË SHPALLESH EDHE TRADHËTAR EDHE I CMENDUR

Kimete Berisha:ISË ! JE I RREZIKUAR TË SHPALLESH EDHE TRADHËTAR EDHE I CMENDUR

Shkruan

Kimete Berisha

E kur s’do të kesh çare pa i arrestuar të gjithë deputetët e opozitës njërin pas tjetrit, sepse ata me kokëfortësi do të ta bëjnë punën t’i arrestosh, ty z.Kryeministër do të të të çojnë prej shpije ‘lidhur’ me ‘fustanin e gjelbër të çmendurisë’.

Opozita ka dokumentuar me fatura se edhe kur të ka dhimbt koka, paracetamolin (1 euro) e ke ble me pare të shtetit.
T’i kanë ngrit 72 akuza për korrupcion në komunën e Prishtinës.
Ke nënshkruar marrëveshje antishtetërore me Serbinë, pa e pyetur Kuvendin.

Të kanë rrethuar në të gjitha anët.
Ti je në shtetrrethim, e jo opozita.
Ti je i rrezikuar të shpallesh edhe tradhtar, edhe i çmendur, që arreston kolektivisht opozitën!

Kur shqiptari e sheh sot se Xhavit Haliti ndodhet në Kuvend e Albin Kurti ndodhet në Dyz, e din sa sahati!
Jep dorëheqje vet, sa s’të dorëhiqën ‘ata’.
Në asnjë moment nuk ke qenë Kryeministër: ose nuk ke ditë, ose nuk të kanë lënë.

Por, kjo për ty, se për neve s’është me rëndësi.
Ti me apo padashje po i çon shqiptarët në vëllavrasje.
E këtë nuk ta lejojnë!

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *