Home / Lajme / Maqedoni / Komisioni anketues për përgjim vazhdon punën

Komisioni anketues për përgjim vazhdon punën

Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të vazhdojë me punë Komisioni аnketues për skandalin mе përgjimin.

Komisioni mbajti mbledhje edhe të premten, për kur kryetari i Komisionit Petre Shilegov e paralajmëroi edhe ekspertin belg Piter Vanhaute, i cili duhej të japë deklaratë për nenin 16 të Rregullores, që ka  të bëjë me votimin e kryetarit.
Ai e anuloi mbledhjen për sot  me arsyetim se ka ardhur deri, siç tha, përparim të rëndësishëm në harmonizimin e qëndrimeve në lidhje me Rregulloren.

“Pasi nevojitet edhe një periudhë e caktuar që t’i tejkalojmë dallimet  për përmbajtjen e rregullores mes grupeve të deputetëve, u paraqit nevoja për kohë plotësuese”, tha Shilegov.

Qëndrimet mes deputetëve për dallimet thelbësore janë afruar, por ende nuk është arritur kompromis. Kontestues ishte votimi i kryetarit të Komisionit.

“Komisioni vendimet i sjell me shumicë votash nga numri i tërësishëm i anëtarëve që është në pajtim me vendimin për themelim. Kryetari voton i fundit. Në rast të ndarjes së votave, vendosëse është vota e kryetarit. Anëtari i Komisionit i cili nuk pajtohet  me vendimin e miratuar  mund ta japë mendimin e tij dhe ka të drejtë ta kërkojë që mendimi i tij të hyjë në procesverbal”, qëndron në propozim-nenin e parashikuar në Rregulloren e propozuar.

Në thelb dallime ka edhe për nenin 1, i cili ka të bëjë me atë që në bazë të cilave akte ligjore do të punojë Komisioni,  në lidhje me mënyrën dhe kohëzgjatjen e fjalimit të dëshmitarëve dhe për atë nëse do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë të kanalit kuvendor të mbledhjeve të Komisionit anketues.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *