Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës me masa konkrete kundër ndotjes (VIDEO)

Komuna e Tetovës me masa konkrete kundër ndotjes (VIDEO)

Tetovë, 10 Nëntor – Rritja e ndotjes të ajrit ambiental në Komunën e Tetovës theksoi nevojën për të rritur numrin e inspektorëve të mjedisit jetësor në kuadër të inspektoratit komunal, kështu që nga viti i kaluar numri i tyre nga 2 inspektor është rritur në 11.

Si rezultat i rritjes së trendit të ndotjes të ajrit me grimcat PM10, Komuna e Tetovës prej sot (10.11.2015) në orët e hershme të mëngjesit, filloi trajtimi i rrugëve dhe bulevardeve qendrore të qytetit me CMA AL 25 (calcium magnesium acetate), ku aplikimi i rregullt i rrugëve me këtë substancë pritet të reduktojë pluhurin dhe mikrogrimcat e dëmshme në ajër deri në 30% në vlera ditore. Trajtimi i rrugëve të qytetit me këtë tretje e cila është ekologjike dhe nuk është e dëmshme për njerëzit dhe bimët, rekomandohet të kryhet gjatë periudhave të ndotjes më të madhe të ajrit, në kushtet optimal klimatike dhe mot të thatë.

Gjatë mënjesit të sotëm me sukses u realizua trajtimi i disa rrugëve me CMA AL 25, si bulevardi Ilirija , i Ilindenit si dhe V.S Bato.
Gjithashtu Komuna e Tetovës në kuadër të kompetencave të saja ligjore, që në muajin Nëntor të vitit 2014, solli një sërë masash dhe aktivitete afatshkurtra dhe afatgjata dhe masa për të luftuar ndotjen enorme të ajrit ambiental. Të njejtat janë aplikuar vitin e kaluar, dhe këtë vit do të aplikohen me intensitet të shtuar dhe vendoshmëri, transmeton Televizioni Koha.

Këto masa përfshijnë zbatimin e aktiviteteve dhe masave në vendosjen e një regjimi të veçantë të lëvizjes së automjeteve të mallrave të rënda, destinacioni përfundimtar i të cilëve nuk është qyteti i Tetovës, që të njëjtit ti përdorin rrugët dytësore përreth qytetit. Gjithashtu nga ana e inspektoratit komunal do të kryhen kontrolle të rrepta lidhur me respektimin e orarit për ngarkimin-shkarkimin të mallrave në qytetin e Tetovës nga ora 19:00 deri 08 të mëngjesit, dhe jorespektimi eventual I kësaj mase do të jetë lëndë e gjobave të ashpra për qytetarët e pandërgjegjshëm apo personave juridikë. Rritja e ndotjes të ajrit ambiental në Komunën e Tetovës theksoi nevojën për të rritur numrin e inspektorëve të mjedisit jetësor në kuadër të inspektoratit komunal, kështu që nga viti i kaluar numri i tyre nga 2 inspektor është rritur në 11, njofton Televizioni Koha.

Komuna e Tetovës ka lëshuar SOS linjën ekologjike (0800 44 053), si dhe e ka promovuar web portalin Tetova/e-report, ku qytetarët do të mund në çdo kohë t’i paraqesin veprimet e pandërgjeshme te qytetarëve apo personave juridikë, të cilët ndotin ambientin . Inspektorati komunal do të kryej kontrolle të shpeshta në objektet industriale me qëllim që të vërtetohet nëse ata posedojnë leje ekologjike B dhe nëse gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre afariste të njëjtit u përmbahen stadardeve të caktuara që kanë për detyrë mbrojtjen e ambiemtit jetësorë, raporton Televizioni Koha.

Me qëllim rregullimin dhe reduktimin e trafikut, Komuna e Tetovës ka prezantuar plan të ri për rrugët njëkahëshe në qytet, si dhe me vendimin e këshillit per një masë afatgjatë për te trajtuar me ndotjen, ka themeluar dy ndërmarrje publike: Ndërmarrjen Publike Parkingu i Qytetit, si dhe Ndërmarrjen publike per Transportin publik. Ndërmarrja Publike për Parkingjet Publike zbatoi funksionalizimin e parkimit zonal në Tetovë, dhe rezultatet teren flasin për uljen e dukshme të makinave që qarkullojnë në zonën qendrore te qytetit. Ndërmarrja Publike për Transport publik është në fazën e planifikimit dhe konstituimit institucional, dhe e njëjta pritet të finalizohet dhe të funksionojnë një të ardhme të afërt. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *