Home / Lajme / Maqedoni / Kryeministri, Nikolla Gruevski harxhon 70 milion euro për reklamim

Kryeministri, Nikolla Gruevski harxhon 70 milion euro për reklamim

11 Nëntor – Kryeministri, Nikolla Gruevski gjatë 10 viteve të fundit sa është kryeministër i vendit ka harxhuar rekord 70 milion euro për reklamimin e punës së tij.

Kjo shumë marramendëse ka bërë që opinionin publik ta bëj për vete me mashtrime dhe gënjeshtra duke promovuar projekte të cilat nuk përkasin me realitetin. Fushata e qeverisë për uljen e papunësisë, tërheqjen e investitorëve të huaj, pastaj rritjen e rrogave dhe pensioneve tek mjekët dhe administrata janë vetëm një pjesë e fushatës së Gruevskit që të promovohet qeveria se punon për të mirën e qytetarëve.

Mediat proqeveritare bëjnë edhe dallimet qesharake duke e arsyetuar Gruevskin. Ato shkruajnë se kryeministri harxhon më pak se Anglia dhe Amerika. Pasiqë këto ditë u hap përsëri faza e re e bisedimeve mes partive kryesore në vend duke i përkushtuar vëmendje mediave, ato u dakorduan që më së fundi deri më 20 nëntor do t’i japin fund edhe kësaj cështje.

Megjithatë burime të tjera thonë se bllokimi i ri mund të jetë një lloj pagese reklamimi më saktësisht insistimi i opozitës që e njejta të largohet. Nga LSDM bëjnë të ditur se ndalimi i saj do të zvogëlojë harxhimet qeveritare për reklamim në mediat më të mëdha. Burime nga VMRO komentojnë se do jetë shumë vështirë të arrihet marveshje politike pasiqë pagesa për reklamim politik do të thonë se si partitë politike të marin të drejtat nga pala e tretë.

Po cila është gjendja momentale në lidhje me shpenzimet qeveritare për reklamim dhe si qëndrojmë me vendet e rajonit? Sipas të dhënave të publikuara në faqen e qeverisë në gusht të vitit të kaluar, nga viti 2012 janë harxhuar 6.6 mil euro për reklamim, ajo shumë në vitin 2013 ka arritur 7.2mil euro ndërsa në muajt e parë të 2014 kap shifrën prej 4 mil euro.

Sipas kësaj logjike për katër vite janë harxhuar 25 mil euro ose në % rreth 6.25mil euro.
Duke bërë analiza edhe për vendet e rajonit, numrat janë pothuajse të njejtë edhe tek ata. Është interesante fakti me SHBA, Kanadën dhe Britaninë e Madhe. Qeveria amerikane harxhon 3.15 dollarë për banorë, Kanada 3.42 ndërsa Britania e Madhe 7 dollarë për banorë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *