Home / Lajme / Maqedoni / Kufiri Maqedoni – Kosovë, Qeveria jep dritë jeshile kalimit me letërnjoftim

Kufiri Maqedoni – Kosovë, Qeveria jep dritë jeshile kalimit me letërnjoftim

05 Nëntor – Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Kosovës për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime midis këtyre dy vendeve, po shkon drejt realizimit.

Zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha, për Tv 21, konfirmon se Qeveria ka kaluar tekstin e marrëveshjes në kuvend dhe të dy qeveritë kanë obliguar Ministrat e Punëve të Jashtme që ta nënshkruajnë atë.

Pas nënshkrimit pritet edhe ratifikimi në kuvend. Sipas Hoxhës, duke u nisur nga e drejta ndërkombëtare dhe marrëdhëniet miqësore, me këtë marrëveshje shtetasit e njërit apo shtet tjetër, mund të hyjnë në territorin përkatës me letërnjoftime biometrike dhe pa viza, në të gjitha vend-kalimet kufitare.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *