Home / Kryesoret / Legalizimi i pronave shtyhet deri 31 mars

Legalizimi i pronave shtyhet deri 31 mars

Qytetarët do të kenë mundësi  dhe kohë shtesë për të legalizuar objektet e tyre të ndërtuara pa leje. Kjo është edhe risia e ndryshimit të ligjit për legalizim të ndërtimeve pa leje. Afati i ri do të jetë deri më 31 mars 2016, ndërsa ligji është në procedurë parlamentare, dhe se menjëherë pas miratimit të tij, qytetarët do të mund të dorëzojnë kërkesat e tyre nëpër komuna.

Drejtori i Agjencisë për Kadastër të patundshmërive, Sllavçe Trpevski  sot nga komuna e Butelit informoi në detaje lidhur me afatin e shtyrë.

“Në lehtësimin e kërkesave për legalizim është edhe mundësia që të legalizohet objekt i cili për momentin është pronë private. Deri më tani ka ekzistuar kjo mundësi, por ishte e nevojshme që të ketë pajtueshmëri me shkrim, nga ana e pronarit të tokës”, tha Sllavçe Tërpevski, Drejtor i Agjencisë së Kadastrës.

Sipas tij,  der më tani janë legalizuar 137 mijë objekte dhe prona, nga  gjithsej  360 mijë aplikacione

Drejtori i Drejtorisë për çështje pronësore –juridike,  Zoran Krstanovski, apeloi deri te qytetarët që ta shfrytëzojnë mundësinë për privatizimin e tokës ndërtimore shtetërore. Afati që zgjati deri më 15 dhjetor, vitin e kaluar u vazhdua deri më 15 qershor  të vitit të ardhshëm.

“Me risitë e fundit të Ligjit, kemi mundësuar që deri më 15 qershor të vitit 2016 të mund të dorëzohen deri në Kadastër kërkesat për privatizim apo shfrytëzimin e të drejtës së shfrytëzimit të pronësisë. Kjo do të jetë mundësia e fundit dhe apelojë që të gjithë qytetarët të bëjnë aplikimet, në rast se nuk kanë bërë një gjë të tillë”, theksoi Zoran Krstanovski, Drejtor i Drejtorisë për çështje Pronësore dhe Juridike.

Agjencia e Kadastrës dhe Drejtoria për çështje Pronësore – Juridike informuan qytetarët që sa më shpejt të aplikojnë me kërkesat e tyre për zgjidhjen e problemeve të tyre pronësore – juridike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *