Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja BESA realizon takim në Ambasadën e Suedisë

Lëvizja BESA realizon takim në Ambasadën e Suedisë

10 Nëntor – Sot në Ambasadën e Suedisë në Shkup është realizuar një takim mes kryetarit të Lëvizjes, Bilall Kasami, dhe anëtarit të Kryesisë Qendrore, Afrim Gashi me ambasadorin suedez, z. Mats Stefanson.

Ambasadori suedez z. Stefanson në këtë takim, ndër të tjera, shprehu interesim për platformën e Lëvizjes BESA “Ridefinimi”, ku parashihet në detaje bazamenti prej ku mund të fillojë një rrugëtim i suksesshëm i Maqedonisë.

Ndërkaq përfaqësuesit e BESES në këtë takim e shpjeguan më hollësisht edhe idenë e Këshillit Mbipartiak, ku janë duke u grumbulluar shumë parti opozitare, organizata, profesorë, intelektualë dhe forca të tjera progresive në vend.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *