Home / Lajme / Botë / Lunacek: BE-ja dështoi me mospranimin e Kosovës në UNESCO (Video)

Lunacek: BE-ja dështoi me mospranimin e Kosovës në UNESCO (Video)

11 Nëntor – Eurodeputetja Ulrike Lunacek thotë se kreu i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vepruar mirë që ka ftuar në dialog opozitën kosovare. Sipas saj, kjo është një zgjidhje dhe pret që opozita të përgjigjen pozitivisht. E ripërsëriti se nuk duhet përdor gaz lotsjellës e as vezë në Kuvend.

Ajo sqaroi asnjëherë nuk ka thënë që Kosova duhet të bllokojë dialogun me Serbinë, por e kritikoi sërish këtë të fundit për nivelin e urrejtjes që e tregoi në procesin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, raporton lajmi.net.

Lunacek tha se mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO është hap mbrapa për BE-në. Madje, tha se BE-ja duhet të interesohet më shumë në zbatimin e asaj për çka është arritur pëlqimi.

“Shpresoj që opozita do ta pranojë ftesën e kryetarit të Kuvendit për dialog, mendoj që kjo është ide e mirë, do të ishte mirë të diskutohej ajo gjëja e mosmarrëveshjes që është për marrëveshjen e Asociacionit me komuna serbe. Ajo është një marrëveshje mes dy shteteve dhe kërkon votimin parlamentar. Shpresoj që opozita të kthehet në Kuvend dhe të debatojë, unë vazhdoj të them se nuk është mirë as vezë të gjuhet e as gaz lotsjellës. Ajo është e papranueshme për mua”, tha ajo, raporton lajmi.net.

Lunacek thotë se para se të zgjerohet dialogu Kosovë – Serbi, Qeveria t’i drejtohet Kuvendit, e jo të pritet më gjatë.

“Kam dëgjuar dhe më kanë thënë se jam cituar gabimisht, kinse unë kam thënë se Kosova duhet ta bllokojë dialogun, nuk e kam thënë këtë dhe nuk e mendoj atë. Mendoj që BE-ja duhet të interesohet më shumë në zbatimin asaj për çka është arritur pëlqimi. Deri tash ka pasur marrëveshje por që nuk janë zbatuar, duhet Serbia disa gjëra t’i zbatoj, por ka edhe që Kosova duhet të shënoj përparim”, tha Lunacek.

Lunacek tha se atë që ka bërë Serbia në lidhje me kërkesën e Kosova në UNESCO dhe reagim i kryeministrit serb të hënë, nuk është në frymë të mirë.

“Unë jam e mllefosur për këtë, kur e di që janë 5 shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, pastaj disa vende që e kanë njohur dhe votuan kundër, e kjo mu duk e papranueshme. Ky është një hap mbrapa për BE-në, sepse u dëshmua se ne nuk jemi të bashkuar në çështje të tilla”, tha ajo.

“Serbia tregoi nivel të larët të urrejtjes, nëse duan që trashëgimia të ruhet ata do duhej të kërkonin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, sepse vetëm në këtë mënyrë do ta ruanin trashëgiminë e tyre. Do bisedoj edhe me Mogherinin që kjo mos të ndodh më, që mos të bëhet presion tek vendet që e kanë njohur dhe anasjelltas”, tha ajo, raporton lajmi.net

Foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe tha se duhet pranuar pezullimi që ka bërë Gjykata Kushtetuese.

“Ky nuk është veprim armiqësor ndaj Serbisë. Do shikohet kjo, ide e mirë ishte edhe Komisioni i Venedikut, por së pari duhet mendimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Tha se porosia kryesore e Raportit të Progresit është që ka pasur tepër pak përparim. Këshilloi të bëhet më shumë në këtë drejtim.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *