Home / Lajme / Maqedoni / Makina shkel një fëmijë 3 vjeçar nga Balindoli i Gostivarit

Makina shkel një fëmijë 3 vjeçar nga Balindoli i Gostivarit

10 Nëntor – Dje rreth mesditës, në rrugën lokale të fshatit Balindol-Gostivar, ka ndodhur një përplasje ku janë të përfshirë një makinë “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga Z.F. 53-vjeçar dhe tre vjeçar, që të dytë nga ky fshat.

Fëmija më parë ka qenë i ulur në ulësen e pasme të automjetit “Golf”, i cili ishte e ndaluar, dhe po e ngiste gjyshi i tij. Në një kohë, fëmija ka hapur derën dhe ka vrapuar në drejtimin për të kaluar rrugën dhe është goditur nga makina “Opel”, e cila ishte në lëvizje.

Nga goditja, fëmija i mitur ka përfunduar me lëndime të rënda trupore, më pas fëmijën e kanë transferuar në spitalin e Gostivarit, por për shkak të lëndimeve ai është transferuar menjëherë në klinikën e Shkupit për mjekim të mëtejshëm.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia për të bërë një pasqyrë dhe për të përcaktuar arsyet dhe rrethanat e tjera në të cilat ka ndodhur aksidenti ku mbeti i lënduar fëmija. Shkaku kryesor duket të jetë nga neglizhenca dhe moskujdesi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *