Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia në prag të fillimit të një sezoni të vërtetë të gripit

Maqedonia në prag të fillimit të një sezoni të vërtetë të gripit

Gjatë javës së 47-të të vitit 2015 (16.11 – 22.11.2015), në Republikën e Maqedonisë prej dhjetë njësive raportuese janë raportuar 100 raste të gripit me incidencë prej 4.8 në 100.000 banorë, që është një rënie prej 24,2 për qind krahasuar me javën e kaluar (132).

Siç njofton Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive pranë Institutit të shëndetit publik, numri i personave të raportuar gjatë kësaj jave është për 36,7 për qind  më i vogël me atë në javën e 47 të sezonit të kaluar kur janë regjistruar 158 raste.

Gjatë kësaj jave numri i rasteve edhe pse i përafërt, sërish është nën numrin 120 që shënon kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, që u tejkalua gjatë javës së kaluar. Kjo do të thotë se aktiviteti i virusit është në kufi dhe lëviz në nivelet e zakonshme sezonal, që do të thotë se ndodhemi në pragun e fillimit të një sezoni të vërtetë të gripit.

Si edhe gjatë javës së kaluar, në javën e 47 numri më i madh i të sëmurëve (79) janë raportuar në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës nga 15-64 vjet, ndërsa morbiditet më i lartë Mb (9.9/100.000) është regjistruar tek më të rinjtë – fëmijët në moshën 0-4 vjet.

Gjatë kësaj jave pranë Institutit të shëndetit publik kanë arrirë 3 materiale biologjike për analizë laboratorike. Gjatë sezonit 2015/16 nga 15 mostrat e arrira deri tani, asnjë nuk ka rezultuar pozitiv për prani të gripit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara këtë sezon është 556, ndërsa incidenca kumulative është – 26.9/100.000 banorë. Në këtë sezon persona të sëmurë janë raportuar nga 15 njësi raportuese. Numri më i madh i tyre janë regjistruar në QSHP Tetovë (211), QSHP Kumanovë (115) dhe QSHP Prilep (88), ndërsa në njësitë e tjera raportuese janë regjistruar raste sporadike.

Sa i përket shpërndarjes sipas grupmoshave, numër më të madh të të sëmurëve ka në grupmoshën 15-64 vjet – 379 (68,2 për qind), ndërsa incidencë kumulative më të madhe prej 40.6/100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët e moshave shkollore nga 5-14 vjet.

Duke filluar nga java e 42-të ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Sipas raportimeve të deritanishme, janë vaksinuar gjithsej 25.435 persona, ose 82,9 për qind prej numrit të përgjithshëm të vaksinave të furnizuara për këtë sezon.

Numri më i madh i personave të vaksinuar janë në moshë mbi 64 vjet – 60,7 për qind, 34,5 për qind persona në moshë nga 30-64 vjet, ndërsa grupmosha nga 5-29 vjet përbën 1,4 për qind të të vaksinuarve. Janë vaksinuar pesë fëmijë nën moshën pesëvjeçare.

Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 68,5 për qind janë persona me sëmundje kronike. Gjatë këtij sezoni janë vaksinuar edhe 800 punonjës shëndetësor (3,1 për qind e të vaksinuarve). Nuk ka gra shtatzëna të vaksinuara.

Vaksinimi ka përfunduar në NJR SH. Nikollë, QSHP Strumicë, NJR Vallandovë, NJR Kavadar, NJR Negotinë, QSHP Koçan, NJR Dibër dhe NJR Radovish.

Këtë javë për herë të parë numri i rasteve të raportuara është më i madh se numri javor (n=120) që shënon kufirin e aktivitetit sezonal të virusit të gripit, që do të thotë se ndodhemi në pragun e një sezoni të vërtetë të gripit.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë, prandaj Instituti i shëndetit publik rekomandon që të gjithë personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të dobët të drejtohen pranë Qendrave të shëndetit publik ose Njësive rajonale për informacion dhe vaksinim kundër gripit sezonal.

Numri relativisht i vogël i rasteve të raportuara të gripit, i cili lëviz rreth kufijve të aktivitetit sezonal, si dhe rezultatet negative të fituara gjatë mbikëqyrjes virusologjike flasin për një aktivitet të ulët të virusit të gripit në Republikën e Maqedonisë.

Sipas informacioneve të prezantuara në Flu News Europe (për javën e 46), për gjendjen me gripin në sezonin 2015/2016 në Evropë, sipas të dhënave epidemiologjike për 42 vende, aktiviteti i virusit të influencës është me intensitet të ulët, dhe aktivitet gjeografik lokal ose sporadik.

Janë detektuar të tre viruset sezonalë të influencës (А (H1N1) pdm09, А (H3N2) dhe B).

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *