Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia rekomandim të kushtëzuar (VIDEO)

Maqedonia rekomandim të kushtëzuar (VIDEO)

10 Nëntor – Raporti sugjeron hetimin e plotë të indikacioneve për keqpërdorimet e mundshme që dolën nga materialet e përgjuara, pavarësimi i gjyqësorit, adresimi i problemeve me lirinë e shprehjes, pavarësinë e shërbimit publik. Gjithashtu Komisioni Evropian thekson nevojën e zgjidhjes së shpejtë të çështjes së emrit dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinëjsore

Maqedonia mori raportin më negativ deri më tani nga Komisioni Evropian. Thuajse në të gjitha fushat vendi ka bërë regres apo nuk ka treguar fare progres. Nga ana tjetër, ndryshe nga 6 rekomandimet e deritanishme, këtë vit Komisioni Evropian kushtëzon rekomandimin për çeljen e negociatave me Maqedoninë me përmbushjen e plotë të Marrëveshjes politike. Vendimin final për t’ia akorduar apo jo rekomandimin Maqedonisë, Komisioni do ta japë pas zgjedhjeve të prillit.

“Liderët politik duhet të plotësojnë Marrëveshjen politike me vullnet të mirë si dhe të zbatojnë reformat urgjente prioritare. Në bazë të progresit të treguar sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së qershorit/korrikut, Komisioni vendosi të përsëris rekomandimin për çeljen e negociatave me IRJM-në, por kjo do të jetë e kushtëzuar me zbatimin e plotë të Marrëveshjen politike të qershorit/korrikut dhe progresin substancial në zbatimin e reformave pioritare urgjente. Ne do të rishikojmë këtë vendim pas zgjedhjeve në prill”, deklaroi Johanes Han, komisioneri evropian për fqinjësi dhe negociata zgjerimi.

Raporti i sivjetmë i Komisionit gjithashtu nënvizon se procesi aderues i vendit gjendet në një situatë mjaft kritike për shkak të zhvillimeve politike në vend.

“Komunikimet e përgjuara, ku ishin të përfshirë zyrtarët e lartë të qeverisë, sugjeruan shkelje të të drejtave fondamentale, ndërhyrje në pavarësinë e gjykatave, lirisë së mediave, zgjedhjeve si dhe korrupsion. Shkatërrimi i dialogut politik dhe vështirësitë për arritjen e konsensusit rreth çështjeve të caktuara edhe njëherë nxorën në pah kulturën përçarëse politike në vend”, thuhet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
Raporti i sivjetmë theks të veçantë i ka vendosur edhe marrëdhënieve ndëretnike.

“Pas operacionit të madh policor në lagjen e shqiptarëve etnik në Kumanovë, ku jetën humbën 18 persona, të gjithë liderët politikë në vend bënë thirrje për rikthimin e qetësisë dhe nënvizuan se incidenti nuk duhet parë si ndëretnik. Ngjarjet në Kumanovë duhet të hetohen në mënyrë të plotë” theksohet në raportin e progresit, dhe gjithashtu nënvizohet nevoja për ndërtimin e mirëbesimit mes komuniteteve dhe përfundimin e analizës rreth Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në Raportin e Progresit të KE-së.

Maqedonia në raportin e sivjetmë ka treguar regres në fushat kyçe.

“Sistemi gjyqësor-nivel i ulët përgatitjesh, kthim prapa. Lufta kundër korrupsionit nivel i ulët përgatitjesh, fare progres. Lufta kundër krimit të organizuar, nivel i ulët përgatitjesh, fare progres. Liria e shprehjes, nivel i ulët përgatitjesh, kthim prapa”, deklaroi Aivo Orav, Ambasador i BE-së në Maqedoni.

Raporti sugjeron hetimin e plotë të indikacioneve për keqpërdorimet e mundshme që dolën nga materialet e përgjuara, pavarësimi i gjyqësorit, adresimi i problemeve me lirinë e shprehjes, pavarësinë e shërbimit publik. Gjithashtu Komisioni Evropian thekson nevojën e zgjidhjes së shpejtë të çështjes së emrit dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinëjsore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *