Home / Sport / Marre për Januzajn

Marre për Januzajn

11 Nëntor – Enzo Scifo, selektori i ekipit U-21 të Belgjikës, ka kritikuar ashpër Adnan Januzajn.

Adnan Januzaj është kritikuar ashpër nga selektori i Belgjikës U-21, Enzo Scifo. Ylli kosovar, i cili është pjesë e Borussia Dortmundit, ditë më parë ka refuzuar ftesën e ekipit të shpresave belge.

“Januzaj pasqyron një lojtarë me një gjendje aspak të mirë. Unë nuk kam parë një 20 vjeçar më të pakulturuar dhe të pamotivuar. Më duhet ta dënoi atë sepse ai është i ri dhe duhet ti kuptoj gjërat e këqija që tani”, ka deklaruar ai.

“Si trajner nuk i dua aspak lojtarët e pamotivuar dhe Januzaj është i tillë. Kur je futbollist 20 vjeçar ti duhet të ulësh kokën dhe të përulesh. Nuk bën një 20 vjeçar të jetë i dirigjuar nga babai apo agjenti” ka thënë Scifo.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *