Home / Lajme / Botë / Mercedes-Benz fillon shitjen e veturave të vjetra në një mënyrë shumë të veçantë [FOTO]

Mercedes-Benz fillon shitjen e veturave të vjetra në një mënyrë shumë të veçantë [FOTO]

11 Nëntor – Mercedes-Benz ka diçka speciale për blerësit dhe shitësit e veturave klasike.

Programi i quajtur All Time Stars (Yjet e të Gjitha Kohërave) ju mundëson klientëve që personalisht të shkojnë në muzeun e Mercedes-Benz dhe të blejnë një veturë klasike, transmeton Express. Sipas Mercedes, një ekip i trajnuar do të ju japë përshkrim të detajuar për veturën të cilën jeni të interesuar ta blini.

Çdo veturë kalon nëpër një inspektim prej 160 pikas ku konsulenti merr të gjitha informata se çfarë riparimesh i janë bërë veturës e cila shitet.

Të gjitha veturat klasike janë ndarë në tri grupe.

Premium Edition është grupi ku bëjnë pjesë veturat të cilat kanë ruajtur format dhe pjesët e tyre origjinale dhe kanë shumë pak kilometra të kaluara. Këto vetura janë restauruar nga ekspertët e Mercedes-Benz Classic.

Collectors Edition (Edicioni i Koleksionuesve) është grupi ku bëjnë pjesë veturat klasike të cilat janë në gjendje të mirë teknike dhe vizuale.

Dhe grupi i fundit, Drivers Edition (Edicioni i Ngasësve) është grupi ku bëjnë pjesë vetura të vjetra dhe moderne klasike të cilat janë të përshtatshme për përdorim të zakonshëm për nevoja ditore.

Kjo strategji shitjeje do të duhej të adoptohej edhe nga prodhues tjerë veturash.





Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *