Home / Lajme / Maqedoni / Mesiq: Situata mund të tejkalohet perms dialogut

Mesiq: Situata mund të tejkalohet perms dialogut

2 nëntor-
“Kjo që ndodh në Maqedoni nuk është rast i vetëm. Situata të këtilla ka në të gjitha vendet, dhe pak a shumë janë çështje që duhet ti zgjidh vet shteti, elita politike. Politika patjetër ta zgjidh këtë situatë, pasi e rëndon tej mase jo vetëm Maqedoninë por pothuajse tërë Evropën”, tha Mesiq.

Ish presidenti kroat Stipe Mesiq ka komentuar situatën politike në Maqedoni gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Tetovës. Mesiq është i bindur se situata me të cilën përballet Maqedonia, ndodh dhe në shumë vende të tjera, por e rëndësishme sipas tij është tejkalimi përmes dialogut politik. Mesiq thotë se përgjegjësia për zgjidhjen e krizës i takon para së gjithash liderëve politik, të cilët duhet të bëjnë përpjekjet maksimale në drejtim të mosprishjes së imazhit jo vetëm të Maqedonisë por dhe të Evropës në tërësi. Mesiq ka folur edhe për krizën tjetër, atë të refugjatëve. Sipas ish presidentit kroat fluksi do të mund të ndalet vetëm atëherë kur t’i jepet fund luftimeve me mjete politike, në vendet nga të cilat vijnë ata.

“Kjo që ndodh në Maqedoni nuk është rast i vetëm. Situata të këtilla ka në të gjitha vendet, dhe pak a shumë janë çështje që duhet ti zgjidh vet shteti, elita politike. Politika patjetër ta zgjidh këtë situatë, pasi e rëndon tej mase jo vetëm Maqedoninë por pothuajse tërë Evropën.
Kemi folur për marrëdhëniet tona ndërshtetërore me aq sa unë mundem sepse unë tanimë nuk jam në politikën operative por jam i interesuar për gjërat që janë në interes për vendet tona. Para së gjithash përshpejtimi i anëtarësimi në BE, zgjidhja e disa çështjeve që rëndojnë mbi të gjitha shtetet e Evropës siç është kriza e refugjatëve e cila nuk mundë të zgjidhet vetëm duke i ndihmuar refugjatët edhe pse atyre duhet t’ iu ndihmohet. Megjithatë problemi duhet të zgjidhet atje nga ku buron kriza, me mjete politike dhe jo me luftë”, deklaroi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *