Home / Lajme / Maqedoni / Metadoni është arsyeja e vdekjes së Gjulten dhe Kashmir në Manastir

Metadoni është arsyeja e vdekjes së Gjulten dhe Kashmir në Manastir

4 Nëntor – Hulumtimet laboratorike kanë vërtetuar se 27 vjeçarja Gjulten Isovska dhe partneri i saj 33 vjeçari Kashmir Isovski, dytë nga Manastiri, kanë vdekur nga mbidozimi me metadon.

Trupat e tyre janë gjetur pardje në motelin e Manastirit “Przho”. Raporti i tërësishëm i patologëve nga Manastiri nesër do t`i jepet prokurorit publik të Manastirit.

Vdekja e dy të rinjve nga lagja Karaorman e Manastirit i shqetësoi banorët. Zyrtarisht, policia e Manastirit vërtetoi se trupat e të vdekurve janë gjetur në dhomën e motelit të vendosur në periferinë e Manastirit. Dhoma në të cilën janë gjetur ato, ka qenë e huazuar me 24 tetor. Njëzet e katër orë pasi që nuk është kthyer në shtëpi, prindërit e Kashmir e kanë lajmëruar në polici se është zhdukur.

Pasi që e kanë nisur gjurmimin pas Kashmir, në policinë e Manastirit është paraqitur një i punësuar nga moteli.

“Rreth orës 16 e 30 min në qendrën operative të kujdestarisë është lajmëruar një i punësuar nga moteli. Ka theksuar se në njërën prej dhomave kanë zbuluar dy trupa pa jetë”, deklaroi zëdhënësja e SPB-së në Manastir, Sanja Sazdova.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *