Home / Lajme / Maqedoni / Miratohet projekti për sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm në Gostivar

Miratohet projekti për sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm në Gostivar

11 Nëntor – Në mbledhjen e grupit punues të përbërë nga përfaqësues të Komunës së Gostivarit, Ndërmarrjes Publike Komunale, Ministrisë së Ambientit dhe planifikimit hapsinor dhe qeverisë së Zvicrës, është aprovuar projekti për sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm në Gostivar.

Pajtim Saiti, drejtues i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe implementim projektesh në Komunën e Gostivarit, njoftoi se faza e radhës do të jetë shqyrtimi dhe aprovimi i master planit nga ana e këshilltarëve komunal.

Saiti tha se gjatë muajt Dhjetor, projekti për sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm në Gostivar do të jetë në rend dite të Këshillit të Komunës së Gostivarit, dhe pas miratimit, do të shndërrohet në dokument zyrtar dhe do të paraqes master planin e parë për sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm në nivel të gjitha komunave të Maqedonisë.

Komuna e Gostivarit dhe Ndërmarrja Publike “Komunalec” në bashkëpunim me Departamentin Zviceran Federal për Çështje Ekonomike (SECO), janë në vijim e sipër të realizimit të aktivitetet të parapara dhe që synojnë rehabilitimin e plotë të sistemit të ujësjellësit në qytet dhe në disa fshatra përreth.

Qëllimet e projektit janë të shumta, por synimi kryesor është përmirësimi i sistemit të ujit të pijshëm për qytetin e Gostivarit dhe tetë fshatra përreth.

Aktivitetet e projektit do të rezultojnë për të pasur sistem të përmirësuar të ujit përmes krijimit të infrastrukturës së nevojshme. Po ashtu, kualitet të përmirësuar të furnizimit me ujë të pijshëm, kushte të përmirësuara për përdorim efikas të resurseve ujore, zhvillim të planit kryesor për ujë të pijshëm, por edhe parakushte të zgjeruara për përmirësime të ardhshme dhe të vazhdueshme të sistemit.

Që të arrihen këto qëllime, aktivitetet e projektit janë ndarë në dy komponentë, siç janë punimet urgjente dhe formimi i planit kryesor për ujë të pijshëm.

Aktivitetet përfshijnë ndërtimin e gypave ndërlidhëse në drejtim të sistemit për trajtim të ujit të pijshëm, ndërtimin e një ujëmbledhësve, si dhe implementim të masave urgjente për minimizim të humbjes së ujit. Po ashtu, janë përgatitur planet për zgjidhjen e problemeve për furnizim me ujë të fshatrave Forinë dhe Çegran.

Ekspertët e projektit do të realizojnë sistemin për monitorim të ujit dhe do të kryejnë mbrojtjen e ujit nga burimet.

Me investimin zviceran (SECO) me vlerë prej 2.7 milion franga u arrit të sigurohet master plani dhe të bëhet i mundur ndërtimi i rezervuarit të ri të ujit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *