Home / Lajme / Maqedoni / Mjekët kërcënohen me largim nga puna nëse ndërpresin operacionet

Mjekët kërcënohen me largim nga puna nëse ndërpresin operacionet

10 Nëntor – Shumica e mjekëve në klinikat e Shkupit sot në mëngjes kanë marë kërcënimet se do të largohen nga puna dhe dërgimin e tyre në komisione disiplinore nëse nuk futen në sallë operacioni, bëjnë të ditur burime brenda spitaleve.

Këto kërcënime kanë arritur pasiqë mjekët dje pas incidentit të ndodhur në një klinikë ku ishte gjuajtur me armë ndaj një kolegut të tyre morën vendim që të ndërpresin punën derisa ministri i shëndetësisë Todorov nuk jep dorëheqje për shkaqe morale dhe përgjegjësi.

Disa orë pas deklaratës së tyre në orët e vona të natës një pjesë e drejtorëve të spitaleve ishin thirur në mbledhje duke iu thënë se nuk duhet të lejojnë që të ndërpriten operacionet por që të gjejnë mënyra të detyrojnë kirurgët që të futen nëpër salla. Një pjesë e tyre janë futur dhe kanë operuar dersia një pjesë tjetër edhe kanë refuzuar.

‘’Pyesim nëse të gjithë do jenë të kënaqur nëse fillojnë të na vrasin nëpër spitale? Përsëri filluan kërcënimet si në kohën kur bënim bojkot. Sido që të jetë faji është prap tek ne ndërsa ministi nuk e din cka është përgjegjësia morale’’, komentojnë pjesë e mjekëve.

Në ndërkohë mbledhje ka pasur edhe sindikata të cilët duhet të marin qëndrim lidhur me incidentin që ndodhi dje në një klinikë të Shkupi.

Dje në orët e hershme të mëngjesit familjarët e pacientit të pakënaqur kanë gjuajtur ndaj kirurgut Lubomir Ognenovic duke e akuzuar se është fajtori kryesorë që nëna e tyre është e vdekur.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *