Home / Lajme / Maqedoni / Mjekët thonë se nëna po gënjen për foshnjën e vdekur në Tetovë

Mjekët thonë se nëna po gënjen për foshnjën e vdekur në Tetovë

4 Nëntor – Mjekët nga Qendra klinike në Tetovë, prokurorit i kanë thënë se 36 vjeçarja S.N. nga fshati Grupcin ka qenë shtatzënë, se ka pasur një abort spontan.

Me siguri të madhe ajo është nëna e foshnjës e cila para dy ditëve u gjet në njërin prej tualeteve në spital. Ajo dhe burri i saj janë betuar se ajo nuk ka qenë shtatzënë dhe se nuk ka lindur.

E vërteta nëse ajo ka qenë nëna ose jo do të dihet njëzet e katër orë pasi që të merren rezultate nga analiza e DNK-së të gruas dhe fëmijës.

Nga prokuroria thuan se për momentin pritet që deri në fund të ditës, Patologjia fillimisht të informoj se kur është shkaktuar vdekja e foshnjës.

“Nëse gruaja për të cilën ekzistojnë indikacione të qarta se është nëna e saj, ka lindur në fëmijë, dhe e ka dërguar foshnjën e vdekur në klinik, atëherë ajo do të akuzohet për vrasëse e foshnjave”, thuan nga prokuroria e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *