Home / Lajme / Maqedoni / Mosdevijimi i lumit Radika një fitore e madhe

Mosdevijimi i lumit Radika një fitore e madhe

02 Nëntor – Rdk, fitore e madhe për mosdevijimin e lumit Radika nga ana e shtetit.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se rekomandimi i Komitetit të Përhershëm i Konventës së Bernës, pranë Këshillit të Europës në Strasburg për ndërprerje të menjëhershme të implementimit të projektit të qeverisë maqedone për ndërtimin e hidrocentralit që nënkuptonte devijimin natyral të lumit Radika në Dibër, është një fitore e madhe për të gjith ata që luftuan për stopimin e menjëhershëm të këtij projekti antikombëtarë.
Kurorrëzimi i kësaj fitore kombëtare do të ndodh në momentin kur pritet që edhe zyrtarisht të miratohet ky vendim nga Këshilli i Europës në fillim të dhjetorit.

Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se projekti i qeverisë së Maqedonisë për devijimin e lumit Radika në Dibër është një projekt antikombëtarë sepse ky lum ruan biodiverzitetin e larmishëm dhe habitatin natyral të një numri të madh të specieve të mbrojtura, jo vetëm në Parkun Nacional të Mavrovës, por edhe të gjitha vendet ku kalon lumi Radika. Projektet antikombëtare nuk do të kalojnë asnjëherë jo vetëm për rastin konkret të lumit Radika, por edhe për shumë tendenca tjerra të dashakeqëve të kombit shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *