Home / Kryesoret / Ndotje të ajrit në Tetovë, Shkup, Kërçovë, Kavadar dhe Veles

Ndotje të ajrit në Tetovë, Shkup, Kërçovë, Kavadar dhe Veles

 Ndotje të ajrit me përqëndrime të larta të grimcave PM10 prej mbrëmë i regjistruan stacionet matëse në Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe, Rektorat, Kërçovë, Tetovë, Kavadar dhe Veles.

Në Qendër nga ora 20:00 mbrëmë përqëndrimet janë mbi maksimumin e lejuar, ndërsa në mëngjes në orën tetë janë regjistruar 85 metra kub PM10 grimca  në metër kub, në Gazi Babë gjatë natës arriti edhe deri në 126 metra kub, ndërsa prej në mëngjes zvogëlohen dhe në orën tetë ishin matur 31 metra kub, por në orën 11 janë matur 114 metra kub.

Në Karposh, Lisiçe, në Rektorat  përqëndrime më të larta janë matur gjatë natës ndërsa në tetë janë matur 83, 65 dhe 41 metër kub.

Në Kërçovë gjatë natës kanë lëvizur përqëndrimet prej 130 deri në 145, ndërsa në mëngjes në orën tetë janë matur 51 metër kub.

Në Tetovë stacionet matëse regjistrojnë koncentrime të larta prej mbrëmë në orën 16, ndërsa në orën tetë janë matur 126 mikrogramë.

Në Kavadar në mëngjes janë matur 75, në Veles 71 dhe në Manastir 77 mikrogramë në metër kub.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *