Home / Kryesoret / Në Kroaci sot mbahet samiti i procesit Bërdo – Brioni

Në Kroaci sot mbahet samiti i procesit Bërdo – Brioni

Në Zagreb sot do të mbahet samiti në kuadër të procesit Bërdo – Brioni, ndërsa në tubim do të marrin pjesë nëpresidenti amerikan, Xhozef Bajden, kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, presidentët e shteteve të ish-RFJ-së si dhe presidenti shqiptar, Bujar Nishani.

Organizatorë të samitit në kuadër të procesit Bërdo-Brioni janë presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq dhe presidenti slloven, Borut Pahor, të cilët presim në samit të shprehet mbështetje për BE-në dhe SHBA-në për përfshirjen e shteteve të rajonit në BE dhe stabilizimin dhe zgjidhjen e marrëdhënieve të tyre.

Samiti në Zagreb njëherësh do të jetë edhe mundësi për debat për sfidat e sigurisë, kanosjet terroriste dhe radikalizmin, si dhe përsëri ta shprehin vendosmërinë dhe kundërshtimin e dukurive të tilla.

Në takim pritet edhe prania e presidentit austriak, Hajnc Fisher dhe shefit të diplomacisë gjermane, Frank Valter Shtajnmaer, thekson STA sllovene.

Për shkak të ardhjes së të ftuarve të lartë samiti do të mbahet nën masa të përforcuara të sigurisë.

Për rezultatet e samitit në konferencë të përbashkët për shtyp, pasdite opinionin do ta informojnë organizatorët e tubimit, presidentët e Kroacisë dhe të Sllovenisë, si dhe nënpresidenti amerikan Bajden dhe kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Procesi Bërdo-Brioni i tubon njerëzit e parë të shteteve të Evropës Juglindore ku bën pjesë edhe Shqipëria, ndërsa në vitin 2013 bashkërisht e filluan Kroacia dhe Sllovenia.

Qëllimi i Procesit është përforcimi i bashkëpunimit rajonal, stabilizimi i rajonit dhe nxitja e dialogut politik me BE-në

Gjithashtu lexo

LSDM: Qytetarët së shpejti do të shfrytëzojnë tarifën e lirë të energjisë elektrike çdo ditë

LSDM-ja përmes një kumtese thekson se qytetarët e Maqedonisë së shpejti do të do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *