Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni vdesin 2000 njerëz për shkak të gabimeve të mjekëve

Në Maqedoni vdesin 2000 njerëz për shkak të gabimeve të mjekëve

10 Nëntor – Ish zv ministri i shëndetësisë, Vladimir Lazareviq me të dhënat e fundit po trondit Maqedoninë, pasi 600 deri 2000 pacient vdesin në vit për shkak të gabimeve të mjekëve.

Ai thotë se edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare në Maqedoni rastet kur pacientët vdesin nga ghabimet e mjekëve janë tepër të mëdha.

‘’Këto janë të dhëna alarmante, por për fat të keq shihen nga ana e kompetentëve dhe nga Ministria e shëndetësisë.Në qoftë se do të kishte raporte publike dhe transparente sigurisht se gabimet e mjekëve nuk do të përsëriteshin. Ata jo gjithmonë janë shkak i lëshimeve individuale, sic ishte rasti i fundit i gruas shtatzënë dhe foshnjes në spitalin e Gjevgjelisë. Këtu ka edhe gabime tjera sistematike’’, ka deklaruar ish zv ministri i Shëndetësisë Vladimir Lazareviq nga ‘’HeltGruper’’.

Ndryshe Maqedonia një vit më parë u trondit me një gabim katastrofal ku një gruaje 40 vjecare e cila ishte operuar nga kanceri i në zorën e trashë, pas operimit mjeku maqedonas zorën e trashë gabimisht e kishte lidhur me organin gjenital të gruas. Në këtë rast gruaja nevojën e madhe e ka bërë nga organi gjenital.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *