Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë, Eurohuman mbledhë ushqimi dhe veshmbathje për refugjatë

Në Tetovë, Eurohuman mbledhë ushqimi dhe veshmbathje për refugjatë

9 nëntor-Ne si organizatë që veprojnë në Tetovë dhe rrethinë, në bashkëpunim me organizatat tjera kemi marrë përsipër organizimin për mbledhjen e veshjeve dhe ushqimeve për fëmijë.

Ju informojmë se EUROHUMAN – dega Tetovë, është e angazhuar për sigurimin e ushqimit dhe veshmbathjeve për refugjatët sirianë të cilët kalojnë tranzit nëpër Maqedoni.

Ne si organizatë që veprojnë në Tetovë dhe rrethinë, në bashkëpunim me organizatat tjera kemi marrë përsipër organizimin për mbledhjen e veshjeve dhe ushqimeve për fëmijë.

I lusim të gjithë banorët e Tetovës dhe rrethinës, të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë në gjëra ushqimore ose të holla të na kontaktojnë.

Gjithashtu kemi nevojë edhe për aktivistë që duan të kontribojnë në mbledhjen, organizmin dhe shpërndarjen e ndihmave.

Mund të kontaktoni në llogarinë zyrtare të facebookut Eurohuman Dega Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *