Home / Kryesoret / Neziri shpërbleu 5 biznes planet më të mira

Neziri shpërbleu 5 biznes planet më të mira

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot e hapi manifestimin e tretë me rradhë për shpalljen e pesë planeve më të mira të biznesit në kuadër të projektit “Bëhu perspektiv-fillo biznesin tënd” organizuar nga Ministria e Ekonomisë, e që synon inkurajimin e frymës sipërmarrëse në mesin e të rinjëve, përmes trajnimit të studentëve dhe sipërmarrësve të rinj për të filluar biznesin e tyre.

“Më gëzon fakti sepse këtë vit kemi pasur 21 aplikacione për idetë e biznesit, 10 nga të cilat janë shndërruar në plane biznesi të cilat plotësojnë të gjitha kriteret dhe kushtet e përcaktuara në njoftimin publik. Komisioni ka bërë vlerësimin dhe nga lista me rangime për planet më të mira për biznes ka bërë përzgjedhjen e 5 prej tyre të cilat edhe do të shpërblehen, tha ministri Neziri, duke shtuar se në kuadër të projektit Ministria e Ekonomisë ka parashikuar dhënien e çmimeve në të holla – vauçerë për 5 planet më të mira të biznesit edhe atë: Çmimi i parë me vlerë prej 330.000 denarë, Çmimi i dytë kap vlerën prej 230,000 denarë, çmimi i tretë 130,000 denarë, çmim i katërt 100.000 dhe çmimi i pestë kap vlerën prej 60.000 denarë.

Në manifestim fjalime mbajtën edhe rektori i Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”, Velimir Stojkovski, Vullnet Ahmeti rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Zamir Dika rektor i Universitetit të Evropës Juglindore, të cilët theksuan nevojën e bashkëpunimit në mes të institucioneve arsimore, biznesit dhe qeverisë.

Fituesve, nga Drejtori i Agjencisë për Promovimin e Sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë, Mustafa Mandal iu ndan vauçerë për të mbuluar koston e regjistrimit të një kompanie në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë.

Fituesi i çmimit të parë ishte Artan Xhemaili me Biznes planin e të tij Workabroad, ndërsa vendi i dytë i takoi Pilip Laovskit për biznes planin ‘Easy Go’ – dhënia me qira e pasurisë së luajtshme dhe dhënia me qera e elektro trotineteve dhe skuterëve. Martin Dimovski fitoi çmimin e tretë për biznes planin ‘U design’, ndërsa Petrit Ramadani fitoi vendin e katërt për biznes planin Marketingu alternativ. Vendi i pestë i takoi Nazmije Merko-Zabzun për biznes planin për ruajtjen e arrit ‘Gold Bank Maqedoni’.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *