Home / Lajme / Maqedoni / Nga 15 nëntori pajisjet dimërore obligative (VIDEO)

Nga 15 nëntori pajisjet dimërore obligative (VIDEO)

12 Nëntor – Prej 15 nëntor hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore.

Prej 15 nëntor hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore, rikujtoi të mërkurën në konferencë shtypi Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugor. Prej aty theksojnë që shoferët t’i përgatisin automjetet për qarkullim të sigurt në kushte dimërore dhe e përmendin obligimin për posedim të pajisjeve dimërore në automobila, për të cilat përderisa nuk respektohet parashihen dënime prej 45 eurove në kundërvlerë të denarit, respektivisht shoferit do t’i regjistrohen 25 pika negative. Nën pajisje dimërore për automjete motorike me peshë më të madhe të lejuar, e cila nuk tejkalon 3.500 kilogramë, si pajisje dimërore konsiderohen pneumatikët dimërorë në të gjitha rrotat, me thellësi minimale të reliefëve të shtresave që shkel në madhësi dhe gjerësi të reliefeve me minimum prej katër milimetra nëse automjeti në pajisje ka zinxhir për borë me madhësi adekuate për rrotat lëvizëse ose pajisje tjetër ndihmëse përkatëse. Autobusët dhe automjetet e tjera transportuese, të cilat për shkaqe teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë në rrotat lëvizëse të makinës duhet të kenë goma dimri dhe mjet dore-lopatë.Apelohet tek shoferët që t’i mbajnë dhe t’i përdorin pajisjet dimërore për automjetet e veta, siç thonë për vozitje të sigurt me automjet dhe arritje të sigurt dhe të papenguar në destinacionin e dëshiruar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *