Home / Lajme / Maqedoni / Nga dhjetori fillon me masat për zvogëlimin e vdekshmërisë te foshnjat dhe nënat

Nga dhjetori fillon me masat për zvogëlimin e vdekshmërisë te foshnjat dhe nënat

Masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për zvogëlimin e vdekshmërisë te foshnjat e sapolindura dhe nënat, të cilat parashohin kontrolle falas gjinekologjike dhe mikrobiologjike të grave shtatzëna, analiza biokimike, duke e përfshirë edhe lindjen, si dhe këshillim i grave shtatzëna gjatë vizitës nga ana e shërbimeve të patronazhit, do të fillojnë në dhjetor të këtij viti për të gjitha gratë e siguruara në Fondin shëndetësor, gjegjësisht nga janari i vitit 2016 për gratë pa sigurim shëndetësor.

Këshilluesja shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë Jovanka Kostovska në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi se nga 1 dhjetori do të lirohen nga pjesëmarrja për të gjitha kontrollet në pajtim me udhëzimin antenatal, gratë shtatzëna të cilat janë të siguruar në Fondin shëndetësor, që do të thotë se  për të gjitha shërbimet që duhet t’i bëjnë në nivel sekondar si kontrolle laboratorike dhe mikrobiologjike dhe skriningje për të cilat është e nevojshme pjesëmarrje, nuk do të paguajë asnjë grua shtatzëne e siguruar.

Të gjitha institucionet shëndetësore, vazhdoi Kostovska në shtet do të informohen që të jenë në dijeni të mos paguajnë pjesëmarrje, ndërsa për mjetet për pjesëmarrje do të drejtohen deri te Ministria e Shëndetësisë, e cila do t’i sigurojë nga buxheti personal.

Projekti, vizita shtëpiake parasheh që shërbimet e patronazhit nga shtëpitë shëndetësore t’i vendosin theks të veçantë vizitës së grave shtatzëna nga grupet e cenueshme sociale, siç janë gratë shtatzëna me shkallë më të ulët të arsimit, gjegjësisht pa arsim ose me arsim fillor, si dhe gratë të cilat pranojnë ndihmë sociale.

Aktiviteti, ambulanca në rrota, vazhdoi ajo, fillon nga fillimi i dhjetorit dhe do të drejtohet nga mjediset rurale ku nuk ka gjinekologë amë. 

Sipas Kostovsak të dhënat për aktivitetin për acidin folik dhe suplementet e jodit për çdo grua shtatzënë tregojnë se deri më tani rreth 1.200 gra shtatzëna kanë marrë falas jod dhe acid folik hape dhe i zbatojnë.

Në kuadër të aktivitetit “Specialisti ynë”, shtoi këshilltarja shtetërore në Ministri, nëpër shtet ka 12 ambulanca të lira gjinekologjike nëpër Shtëpinë shëndetësore, në të cilat do të shkojnë gjinekologë nga spitalet rajonale në rajonet e tyre dhe do të kontrollohen gra njëherë në javë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *