Home / Lajme / Maqedoni / Nimic: Erdhi koha që të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë

Nimic: Erdhi koha që të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë

2 nëntor-Në lidhje me planet për vizitë në dy vendet, ndërmjetësuesi i KB-së përkujton se nuk ka qenë tani më një vit, sepse në rajon kanë dominuar shumë çështje tjera urgjente. Megjithatë, asi shton se vazhdimisht është në kontakt me të dyja palët dhe shfaqi shpresë se së shpejti do t’i vizitojë Maqedoninë dhe Greqinë.

Erdhi koha që të zgjidhet çështja me emrin, deklaroi ndërmjetësuesi i KB-së Metju Nimic në intervistë për “Katimerini”-n.

-Problemi me refugjatët, i cili shumë ndikon mbi të dy shtetet, rritja e kërcënimeve terroriste në rajon, si dhe vështirësitë ekonomike me të cilat ballafaqohet Evropa Juglindore, janë arsye plotësuese për shkak të së cilave zgjidhja është me rëndësi esenciale. Zgjidhja do ta hapë derën për bashkëpunim më të mirë, qasje më të fuqishme euroatlantike drejt zgjidhjes së çështjeve rajonale dhe do të ishte në interes të së dy vendeve, thekson Nimic.

Ndërmjetësuesi thotë se gjatë vitit të kaluar çështja për emrin nuk ka qenë midis prioriteteve, për shkak se të dy vendet kanë pasur çështje të tjera të rëndësishme. Ai thekson se nuk kritikon për atë arsye, por shton se ka ardhur koha që të gjithë me intensitet më të madh të përqëndrohen në këtë temë.

-Unë jam absolutisht i bindur se problemi është zgjidhur, për të mirën e të dy vendeve. Ky nuk është rast i ‘shumës zero’, kur njëra palë fiton, ndërsa tjetra humb. Mund të ketë zgjidhje që do të jetë në dobi të së dy vendeve, e cila do t’i mbulojë qëllimet kombëtare që të dyja palët i konsiderojnë si të rëndësishme, deklaroi Nimic, duke shtuar se procesi për zgjidhje duhet të përshpejtohet dhe në të të inkuadrohen edhe liderët e të dy vendeve.

Sipas Nimicit, zgjidhja për emrin e shtetit duhet ta përmbajë termin “Maqedonia”, por, gjithashtu edhe një “përcaktim të matur” – përcaktim gjeografik që të sigurohet dinjiteti i vendit, por, gjithashtu që do ta përkufizojë pjesën më të madhe të Maqedonisë, e cila është pjesë përbërëse e Greqisë. Mediatori, gjithashtu, thekson se duhet të ketë marrëveshje për “aspektet sekondare të emrit”, siç është shkurtesa e përdorimit dhe periudha e kaluar, për të cilën shprehën bindje se mund të zgjidhen përmes negociatave serioze dhe me vullnet të mirë. Nimic thekson se duhet të ekzistojë edhe bindje se çështja për cilat do aspirata territoriale nuk ekzistojnë, duhet të respektohet trashëgimia kulturore e të gjitha qytetarëve. Ai thekson se proces i përshpejtuar i integrimit në NATO është me rëndësi thelbësore, si dhe mbështetje në konfirmimin e kornizës së përcaktuar ligjore për fillimin e procesit për qasje në BE.

-Në një moment, më mirë më herët se sa vonë, takimi i dy kryeministrave do të jetë i dobishëm, deklaroi Nimic duke theksuar se ka parë se si ata lëvizin si liderë dhe negociues, dhe pasi është takuar më të dy në Asamblenë e fundit të përgjithshme të KB-së, vlerëson se ata “definitivisht dinë se si të negociojnë”.

“Secili do t’i mbrojë interesat nacionale të vendit të vet, por ata kanë vizion strategjik dhe trimëri politike për t’u gjetur zgjidhja”, theksoi ndërmjetësi i KB-së dhe shton se dialogu ndërmjet dy shefave të diplomacive ka qenë konstruktiv dhe se shpreson se do të vazhdojë.

Duke i komentuar kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë, Nimic thotë se Gruevski është shumë serioz dhe i fokusuar në atë që bën.

-Ai është bashkëbisedues inteligjent. Ai ka personalitet të fuqishëm. Lider efikas dhe me përvojë, dhe gjithsesi. e njeh këtë çështje në të gjitha aspektet e saj, deklaroi Nimic.

Për Ciprasin, ndërmjetësi thotë se edhe pse është në pushtet një kohë të shkurtë, ka fituar mjaft përvojë dhe shton se është i impresionuar nga mënyra në të cilën kryeminsitri grek i ka prezantuar qëndrimet e tij gjatë diskutimit me sekretarin e përgjithshëm të KB-së për një numër të madh çështjesh, përfshirë emigrimin, ekonominë, çështjen qipriote dhe, kuptohet, çështjen e emrit.

Në pyetjen çfarë qasje ka SHBA-ja ndaj çështjes për emrin, Nimic theksoi se “deri te kjo fazë nga karriera e tij, nuk flet në emër të SHBA-së”.

-Megjithatë, mund të them se në SHBA ka interes të madh për zgjidhjen e kësaj çështje. Ata kanë politikë të fuqishme për përparimin e Greqisë si aleat dhe vend miqësor dhe dëshirojnë t’i ndihmojnë Greqisë për zgjidhjen e çështjes në mënyrën që do të kontribuojë për përforcimin e miqësisë midis dy vendeve dhe e shikojnë Greqinë, si faktor kyç për paqe dhe siguri në rajon. Ata janë shumë të shqetësuar për stabilitetin në Evropën Juglindore, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, SHBA-ja e mbështet Maqedonisë, duke nxitur promovim të institucioneve dhe proceseve demokratike, zhvillimin ekonomik, si dhe sigurinë, stabilitetin dhe integrimin e saj territorial, si shtet të sapoformuar. Në këtë kontekst, SHBA-ja jep prioritet të lartë për proceset e integrimit të vendit në kornizën më të gjerë euroatlantike, veçanërisht në anëtarësimin në NATO dhe BE, çdoherë në pajtim me rregullat dhe procedurat, deklaroi Nimic, duke shtuar se si përfaqësues i KB-së, çdoherë ka pasur mbështetje të plotë dhe nxitje të madhe nga Uashingtoni.

Në lidhje me planet për vizitë në dy vendet, ndërmjetësuesi i KB-së përkujton se nuk ka qenë tani më një vit, sepse në rajon kanë dominuar shumë çështje tjera urgjente. Megjithatë, asi shton se vazhdimisht është në kontakt me të dyja palët dhe shfaqi shpresë se së shpejti do t’i vizitojë Maqedoninë dhe Greqinë.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *