Home / Lajme / Maqedoni / Një plumb qorr përfundoi në dhomë, nuk ka të plagosur

Një plumb qorr përfundoi në dhomë, nuk ka të plagosur

6 nëntor-Nga fillimi i vitit, në rajonin e Gostivarit janë regjistruar 11 raste të plumbave qorr. Në një rast, jetën e humbi një minoren, ndërsa dy persona kaluan me lëndime. Në tetë rastet tjera është shkaktuar dëm ndaj disa automobilave dhe inventarit shtëpiak.

Një plumb qorr ka përfunduar në dhomën e fëmijëve në një shtëpi në fshatin Vrapçishtë të Gostivarit. Për fat në shtëpi nuk kishte askush dhe përveç dëmeve të inventarit nuk ka të plagosur.

Sipas Marjan Josifovskit, zëdhënës i SPB Tetovë rastin në polici e ka paraqitur E.J. (68) nga Vrapçishti. Pas ekspertizës së bërë u konfirmua se në periudhën nga data 3 deri më 5 të këtij muaji, një plumb qorr nga armë zjarri ka shkaktuar dëme në shtëpinë e M.S. (39) nga Vrapçishti. Projektili ka kaluar nëpër grilat e derës së dhomës së fëmijëve në katin përdhes, kishte goditur në mur dhe ka rënë në dysheme në korridor.

“Nuk ka të plagosur, sepse në shtëpinë, pronari i të cilës përkohësisht punon jashtë shtetit nuk kishte askush. Dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 20 mijë denarë. Projektili është marrë për ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e të gjitha detajeve lidhur me denoncuesin – kush, kur dhe pse ka shtënë”, deklaroi Josifovski.

Nga fillimi i vitit, në rajonin e Gostivarit janë regjistruar 11 raste të plumbave qorr. Në një rast, jetën e humbi një minoren, ndërsa dy persona kaluan me lëndime. Në tetë rastet tjera është shkaktuar dëm ndaj disa automobilave dhe inventarit shtëpiak.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *