Home / Lajme / Maqedoni / Nuk dihet kur do të kompenzohen dëmet në bujqësi (VIDEO)

Nuk dihet kur do të kompenzohen dëmet në bujqësi (VIDEO)

Tetovë, 10 Nëntor – Nëse më pyetni konkretisht se kur do të bëhet pagesa, nuk mund t`ju them saktë, për shkak se do të duhet të bëhet rialokimi i mjeteve.Një gjë mund ta them se mjetet do t`i marrin tash para apo pas vitit të ri nuk mund të them saktë”, tha Jashari, njofton Tv Koha.

Lidhur me kompenzimin e dëmeve për bujqit nga rajoni i tetovës dhe më gjërë që pësuan gjatë vërshimeve të tre gushtit sekretari shtetërorë në Ministrinë e Bujqësisë Besir Jashari, tha se ende nuk dihet se kur mjetet do të ndahen.

“Dëmet që ishin në bujqssi më tre gusht gjatë vërhsimeve, ne jemi në fazën e kompletimit të 400 aplikimeve dhe nga ajo që di është se tashmë bisedohet se nga cilat programe do të ndahen mjete, dhe në bazë të gjitha gjasave mjetet do të ndahen nga agjencioni për zhvillim rural. Nëse më pyetni konkretisht se kur do të bëhet pagesa, nuk mund t`ju them saktë, për shkak se do të duhet të bëhet rialokimi i mjeteve.Një gjë mund ta them se mjetet do t`i marrin tash para apo pas vitit të ri nuk mund të them saktë”, tha Jashari, raporton Televizioni Koha.

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, tha se premtimi do të mbahet.

“Qeveria ka dhënë fjalën dhe BDI qëndron fuqishëm se do të bëjë kompenzimin e dëmëve që u bënë.Ajo që mund të them është se asnjë institucuion nuk i ka pasur të parapara këto mjete për t`i kompenzuar.Tash jemi në segmentin teknik se prej ku do të thithem mjetet dhe ajo është pjesë teknike që do të realizohet shpejtë, dhe ne premtojmë se çdo vërshim që është bërë në Tetovë gjatë vërshimeve do të paguhet”, tha Ministri Neziri, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, edhe pse kanë kaluar tre muaj nga vërhsimet katastriofale në tetovë ende nuk është ndarë asnjë ndihmë apo dëmshpërblim për buqjit e Tetovës. /Urim Hasipi – Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *