Home / Lajme / Maqedoni / OBRIE: Kriza në Maqedoni u shkon për shtat partive të inkriminuara

OBRIE: Kriza në Maqedoni u shkon për shtat partive të inkriminuara

4 nëntor-“Pushteti, përmes mekanizmave të instaluar për vite më radhë, pengon punën e Prokurorisë Speciale, duke mos lejuar kompletimin e ekipit të prokurores që do hetojë veprat penale që dalin nga përmbajtja e bisedave të përgjuara telefonike”, vlerëson OBRIE.

Duke shprehur shqetësimin e saj për krizën e rëndë politike në Maqedoni, Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane, OBRIE, i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të shtojë presionin ndaj liderëve të partive në pushtet për tejkalimin e ngërçit politik.

“Mungesa e gatishmërisë së kryeministrit Nikolla Gruevski për të zbatuar marrëveshjen e 2 qershorit mund të çojë në destabilizimin e vendit. Humbja e perspektivës euro-atlantike, si dhe izolimi ndërkombëtar do të jenë fatale për vendin. Kjo situatë do t’u leverdisë partive të kriminalizuara në pushtet për t’i ikur drejtësisë, lidhur me aferat e shumta të tyre kriminale dhe korruptive”, vlerëson OBRIE.

Sipas kësaj organizate, skenari për destabilizimin e vendit ndihmohet nga partitë në pushtet edhe nëpërmjet pengesave që i bëhen funksionimit të Prokurores Speciale, Katica Janeva.

“Pushteti, përmes mekanizmave të instaluar për vite më radhë, pengon punën e Prokurorisë Speciale, duke mos lejuar kompletimin e ekipit të prokurores që do hetojë veprat penale që dalin nga përmbajtja e bisedave të përgjuara telefonike”, vlerëson OBRIE.

Organizata thekson se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të shtojnë presionin ndaj faktorëve vendorë për të parandaluar planet e pushtetit dhe aleatëve të tij për shkaktimin e trazirave në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *