Home / Lajme / Maqedoni / Oliver Spasovski do duhet ta arrestojë Zoran Zaevin

Oliver Spasovski do duhet ta arrestojë Zoran Zaevin

13 nëntor-Seanca e ardhshme për këtë rast është caktuar për më 2 dhjetor. Avokatët e Zaevit ishin kundër këtij vendimi, sepse ata presin që rastin “Puç” së shpejti ta marrë përsipër Prokurorja Speciale, Katica Janeva.

Ministri i ri i punëve të brendshme nga radhët e LSDM-së, Oliver Spasovski duhet ta arrestojë me asistencë të policisë kreun e opozitës, Zoran Zaev. Epilogu është rezultat i vendimit të gjyqtares nga seanca e sotme për rastin “Puç”, për shkak se lideri i opozitës as sot nuk u paraqit në sallën e gjyqit.

Seanca e ardhshme për këtë rast është caktuar për më 2 dhjetor. Avokatët e Zaevit ishin kundër këtij vendimi, sepse ata presin që rastin “Puç” së shpejti ta marrë përsipër Prokurorja Speciale, Katica Janeva.

Por, gjyqtarja mbeti në qëndrimin se kërkon arrestimin e tij me polici, sepse seanca është shtyrë për të pestën herë me radhë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *