Home / Lajme / Rajon / Opozita feston Pavarësinë dhe përkujton dëshmorët

Opozita feston Pavarësinë dhe përkujton dëshmorët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu bindjen se ky 28 Nëntor do të shërbejë për ndërgjegjësimin e shqiptarëve dhe ngritjen e tyre kundër tiranisë së varfërisë, padrejtësisë arrogancës dhe arbitratitetit.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga shefi i opozitës pas vendosjes së kurorave me lule në monumentin e Çlirimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në kryeqytet.

“Asnjë komb tjetër nuk ka paguar më shtrenjtë  për lirinë se kombi shqiptarë. Por kjo liri është e paplotë pa lirinë nga tirania e padrejtësisë, pa lirinë nga tirania e varfërisë, pa lirinë nga tirania e arrogancës dhe arbitratitetit”, tha Basha.

Opozita feston edhe këtë 28 Nentor të dyja festat, si Pavarësinë ashtu edhe Çlirimin.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *