Home / Lajme / Maqedoni / Orav i dorëzon raportin Menduh Thaçit

Orav i dorëzon raportin Menduh Thaçit

11 nëntor- “Ne i kemi propozimet tona për harmonizimin dhe qetësimin e raporteve ndëretnike, për dike ato propozime mund të duken të rënda, propozimet do ti nxjerrim në takimet e grupeve të punës, ato propozime janë në kuadër të platformës së PDSH-së”. tha Thaçi.

vend, z. Aivo Orav i cili Kryetarit ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2015.

Pas takimit Kryetarit i PDSH-së, në prononcim për mediat deklaroi:

“E pranova raport progresin e komisionit evropian, vlerësoj se është shumë objektiv, por realisht mendoj se Komisioni Evropian vazhdon të jetë më përkthesës ndaj Maqedonisë sesa ndaj shteteve tjera, kam prit që ky raport të jetë shumë më i ashpër. Fola me ambasadorin e Unionit Evropian dhe vazhdoj që të insistoj që tavolina e liderëve dhe grupet e punës të përdoren pozitivisht gjatë këtij dialogu dhe ti vendosim si tema kryesore prioritare çështjet e integrimeve, apo marrëveshja me Greqinë për çështjen e emrit dhe e dyta çështja e raporteve ndëretnike. Neve nuk na pengon aspak që të bëhet analiza e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, mund ti përshëndesim rezultatet që do të dalin nga kjo analizë, por vazhdojmë të jemi skeptik se do të ketë diçka prej kësaj analize dhe kjo është arsyeja kryesore që nuk marrim pjesë në takimet që i organizon zëvendës kryeministri, apo zyra e tij për analizën e implementimit të MO. Dikush që është përgjegjës për mos thanë fajtor për mos-implementimin e MO 13 vjet, nuk mund të na bindë sot se kjo mund të implementohet për 13 ditë. Ne i kemi propozimet tona për harmonizimin dhe qetësimin e raporteve ndëretnike, për dike ato propozime mund të duken të rënda, propozimet do ti nxjerrim në takimet e grupeve të punës, ato propozime janë në kuadër të platformës së PDSH-së”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me raport progresin dhe pikat kryesore ku PDSH do të fokusohet, Kryetari u përgjigj:

“Mendoj se fokusimi kryesor duhet të jetë te shkelja e të drejtave politike të shqiptarëve dhe diskriminimi ekonomik i programuar që bëhet nga ana e qeverisë në raport me shqiptarët. Nuk i hedhim poshtë aspak kritikat tjera për mungesën e shtetit ligjor, kontrollin e mediave, ndikimin në gjyqësorin dhe kështu me radhë, mirëpo unë vazhdoj të konstatoj se temat kryesore të cilët do ti mundësojnë Maqedonisë që të ecë përpara janë: çështja e integrimit dhe marrëveshja me Greqinë për emrin, si dhe njëherë e përgjithmonë realizimi i të drejtave kolektive të shqiptarëve”.

Në pyetjen gazetareske se a mendoni se nuk do të humbet rekomandimi pasi që VMRO dhe LSDM janë tani në bashkëqeverisje, kurse ju si parti opozitare nuk mund të ndihmoni, Kryetari u përgjigj:

“Të jem i sinqertë, nuk besoj në këtë qeveri se do të bashkëpunojnë mirë, këtë e them nga përvoja e takimeve të liderëve, dyshoj në pjekurinë e liderëve që e përbëjnë këtë qeveri, por për qytetarët dhe për PDHS-në nuk paraqet problem që do të ketë reperkusione për partitë që janë në qeveri, problem është që do të kemi reperkusione për ardhmërinë e qytetarëve të Maqedonisë. Unë ju siguroj se ne do të vazhdojmë të jemi konstruktiv, do të jemi kundër kësaj qeverie, pasi që nuk jemi pjesë e saj, por në asnjë situatë nuk do të pengojmë që të implementohen parimet nga marrëveshja”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me vlerësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe përmirësimin e tyre që ceken në progres raportin, Kryetari u përgjigj:

“Në qoftë se kthehemi disa muaj pas, kam fjalën për rastin e Kumanovës, ne si shtet ishim në një situatë, mos të them katastrofale, ku askush nuk dinte se çka do të ndodhë më 11 Maj. A kishte rasti i Kumanovës dimensione ndëretnike apo jo, sipas meje e paraqet problemin kryesor të Maqedonisë. Në qoftë se ne nuk i përmirësojmë marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht shqiptarëve tu jepen të gjitha të drejtat që i kanë edhe maqedonasit, ne nuk e eliminojmë mundësinë që të kultivohet e keqja, fjalën e kamë që duhet vepruar para se të na ndodhin gjërat. Vazhdoj të vlerësoj se të dy prioritetet e Maqedonisë janë marrëveshja me Greqinë për çështjen e emrit, që nënkupton integrimin në NATO dhe marrjen e datës për hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE me një qasje shumë serioze ndaj marrëdhënieve ndëretnike. Vijmë në një situatë që të gjithë pranojnë publikisht se PDSH ishte faktor i rëndësishëm në këto moment të vështira për vendin dhe konstuktiviteti i PDSH-së ndikoi që të arrijmë këtu ku jemi dhe që këtë marrëveshje ta përmbushim. Mendoj se partia tjetër shqiptare BDI dhe z.Ahmeti nuk duhet të rinë prapa shpinës së shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare sikur s’kanë qenë këtu këta 13 vite dhe se nuk janë fajtorë për të gjitha gjërat që na ndodhin në aspektet ndëretnike. Gjithashtu mendoj se z.Gruevski, VMRO-ja dhe qeveria e VMRO-së më nuk mund të vazhdojnë me këtë politikë nacionaliste që u sjell pika politike, pasi që kjo politikë çdoherë ka fund të keq, jo vetëm për atë parti apo për kryetarin që e udhëheq, por edhe për shtetin”.

Në pyetjen gazetareske se a do të mund ta bashkoni me opozitën maqedonase për ti fituar ata që janë në qeveri, Kryetari u përgjigj:

“Nuk është ndonjë lajm i keq në qoftë se partia shqiptare e cila është në pushtet të mund të quhet si një parti e cila kontrollohet nga një parti maqedonase. Nuk jam subjektiv mendoj edhe për ne kur kemi qenë në qeveri edhe për BDI-në, për shkak se gjërat janë shumë të qarta, ata që janë bashkë në pushtet ndajnë interesa të përbashkëta, projekte të përbashkëta, biznese të përbashkëta, lajmi fatal dhe shumë i keq do të ishte për shqiptarët e Maqedonisë në qoftë se partia opozitare shqiptare do të futet nën kontrollin politik dhe ideor të partisë opozitare maqedonase. Kjo do të ishte një fatalitet etnik për shkak se do të binte poshtë komplet beteja dhe lufta e shqiptarëve të Maqedonisë për të dëshmuar se janë autokton, se kanë kërkesa dhe duan të drejta kolektive në Maqedoni, se nuk kanë kërkesa qytetare, por kanë kërkesa etnike. Kjo është beteja që me shumë sukses PDSH e zhvilloi vitin e fundit pa i hidh poshtë në asnjë moment të drejtat e opozitës maqedonase që të flet për pakënaqësitë e maqedonasve, pa i hidh poshtë të drejtat edhe të këtyre shqiptarëve dhe partive të vogla shqiptare që të jenë bashkë me opozitën maqedonase. Ata të cilët janë pjesë dhe pajtohen me politikën e opozitës maqedonase kanë të drejtën e plotë të flasin për programin e opozitës maqedonase, por nuk e kanë të drejtën që të flasin për kërkesat dhe të drejtat e shqiptarëve si kolektivitet. Vlerësoj se të gjithë ata që do të angazhohen pa marr parasysh a janë parti të vogla, apo të mëdha, shoqata joqeveritare apo individë, e që do të kontribuojnë në marrjen e legjitimitetit të z.Ahmeti dhe BDI më datën 24 Prill do të jenë pjesë e ekipit fitues, që jam i sigurt se do të jetë PDSH, dhe së bashku kërkesat e shqiptarëve të çohen përpara”.

Në pyetjen gazetareske se a do të vije kohe kurë në partitë shqiptare do të angazhohen edhe maqedonas, siç është rasti te partitë maqedonase, Kryetari u përgjigj:

Jo kjo kurrë nuk do të ndodh, dua të flas shumë hapur, lajmi se një shqiptarë është anëtarë i kryesisë së LSDM-së është aq qesharak në krahasim me lajmin se Sinan Hasani ishte kryetar i Republikës Socialiste Federative Jugosllave dhe pika ku dallojmë me ata që mendojnë se nëpërmjet opozitës maqedonase, apo LSDM-së do ti realizojnë kërkesat e tyre është kjo: shqiptarët në Maqedoni kanë problem me të drejtat kolektive kombëtare, nuk them se s’kanë probleme qytetare, probleme qytetare kanë edhe maqedonasit. Unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë, do të ishte tërësisht e palejuar që çështja e madhe, koncepti i të drejtave kolektive të shqiptarëve të bartet në konceptin e të drejtave qytetare, edhe pse nuk kam asgjë kundër nga konceptit i të drejtave qytetare. Kjo do të ishte rruga më e rëndë më e vështirë, më e mundimshme, por do të ishte rruga e cila do të na jep një rezultat dhe një frymë të vërtetë. Pse ne refuzuam të bëhemi pjesë e analizës së implementimit të MO-së, për shkak se kemi vlerësuar se 13 vjet mos-implementimi i MO-së flet për mosgatishmërinë dhe kush janë përgjegjësit në kuadër të këtyre 13 viteve? Në vend të parë Ali Ahmeti, në të dytin Gruevski, në të tretin LSDM-ja dhe në të katërtin PDSH-ja. Edhe Ali Ahmeti edhe BDI 13 vite në pushte, Gruevski 10 vite, LSDM-ja 4 vite dhe PDSH-ja një vjet e gjysmë. Pyetja e drejtpërdrejtë që mund ti bëhet PDSH-së është po ju çka keni bërë për marrëveshjen e Ohrit? Dy çështje kapitale të MO-së janë implementuar në kohën e PDSH-së: Ndryshimi kushtetues dhe ligji për amnisti.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *