Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: BDI tre herë e lëshoi qeverinë me VMRO

Osmani: BDI tre herë e lëshoi qeverinë me VMRO

11 Nëntor – Në emisionin “Clik Plus”, në TV21 – Maqedoni me gazetaren Anita Latifi, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Bujar Osmani, deklaroi se partia që përfaqëson disa herë e ka lëshuar qeverinë me VMRO-DPMNE, duke aluduar në inicimin e zgjedhjeve të parakohshme në Parlament, por se elektorati maqedonas sërish ia ka dhënë verdiktin partisë maqedonase që nga viti 2006 drejton me qeverinë

“Ne si BDI tri herë e kemi lëshuar qeverinë me VMRO-DPMNE, sepse atë disa herë e kanë kërkuar shumë njohës të rrethanave politike, dhe BDI e bërë atë, por qytetarët maqedonas prapë vendosën që VMRO-DPMNE ta udhëheqë qeverinë, dhe nuk vendos BDI-ja, tha mes tjerash Osmani.

Zëdhënësi i partisë së Ahmetit, po ashtu ka pohuar se BDI nuk ka me VMRO-DPME koalicion pse ashtu ka dashur kjo parti, por se për këtë ka vendosur elektorati maqedonas dhe elektorati shqiptar, duke nxjerr fitues të zgjedhjeve këto dy subjekte politike.

“Po u analizua veprimi politik i VMRO-DPMNE dhe BDI do të shihni dallime esenciale, sepse ne si BDI nuk e kemi zgjedhë këtë koalicion, por atë na kanë ofruar votuesit shqiptarë, dhe ato maqedonas“, ka pohuar Bujar Osmani në emisionin Clik në tv21.

Osmani po ashtu deklaroi se BDI-ja ka qenë shumë konstruktive në gjithë procesin e Marrëveshjes së Përzhinos, duke dhënë kontributin e saj për arritjen e marrëveshjes, por duke përfaqësuar edhe interesat e elektoratit shqiptar.

“Në këtë krizë BDI nuk ka qenë pjesë e kësaj krize. Ne si BDI që nga fillimi i bisedimeve kemi qenë si subjekt shumë konstruktiv, duke I nxitë të dyja partitë maqedonase në arritjen e një marrëveshje, e cila do të ishte një plus I madh për vendin, por në këtë kontest ne si BDI kemi arrit që mos ta heshtim edhe çështjen e emrit“, tha mes tjerash Osmani në emisionin “Clik Plus”, në TV21 – Maqedoni

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *