Home / Lajme / Maqedoni / Ostreni: BDI deri 2006 ishte e mirë, pas këtij viti mbron politikat e VMRO-së (VIDEO)

Ostreni: BDI deri 2006 ishte e mirë, pas këtij viti mbron politikat e VMRO-së (VIDEO)

05 Nëntor – Atë që unë e prisja nga BDI që nga formimi e deri në vitin 2006 shkonte mirë. Pas vitit 2006 më nuk zbatohej politika ashtu siç duhej të shkonte në zhvillimin dhe realizimin e parashikimeve të amendamenteve kushtetuese.

Ne gabojmë kur flasim për Marrëveshje të Ohrit, sepse kjo marrëveshje ishte kornizë për ndryshimin e Kushtetutës dhe u inkorporua në të, Kuvendi i miratoi ndryshimet. Prandaj, nuk mund të bisedohet për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit por për zbatim të Kushtetutës…BDI e ndryshoi kahen e veprimit, vendosi të veproj në mënyrë më tepër demagogjike dhe mos ti realizoj qëllimet e parashikuara. BDI në zgjedhjet e fundit pikë kryesore kishte anëtarësimin në BE dhe NATO, madje la anash realizimin e të drejtave të Shqiptarëve për këtë qëllim. Hyrja në BE dhe NATO duhet të jetë pasojë e standardit të përmirësuar për jetesë për të gjithë qytetarët në RM” kështu është përgjigjur kreu i partisë “Uniteti”, Gëzim Ostreni në intervistën e tij për “24 vesti”.

Sipas tij, dyshimet se “Uniteti” është lojë e Ali Ahmetit është propagandë mirë e përgatitur kundër “Unitetit”.

“Në këtë mënyrë njerëzit do të demotivoheshin të anëtarësohen në Uniteti duke e ditur se pas zgjedhjeve do bëjnë koalicion me BDI-në. Kjo është një gënjeshtër dhe propagandë e madhe, e cila në shikim të parë duket e vogël por është shumë e rëndësishme sepse në këtë mënyrë ndikohet në bindjet e njerëzve, sqaroi Ostreni.

Në pyetjen se cfarë e mban Ahmetin me Gruevskin, a është me të vërtetë koalicion tenderash siç flitet, Ostreni me përgjigje:
“Unë vetëm konkludova se varen nga Gruevski, pse dhe si nuk mund të them sepse nuk jam organ, jam individ. Këto arsye me të a.q. bomba u bënë edhe më të qarta. Vetë shefi i shtabit zgjedhor në një emision politik deklaroi se krenohet me 500 drejtorët e partisë nëpër institucione shtetërore, kjo dëshmon se kjo nuk është parti e qytetarëve por është shndërruar në parti rrogëtarëve. Kjo kalon në korrupsion të qytetarëve”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *