Home / Lajme / Maqedoni / Ostreni thotë se puna me Cërvenkovskin shkonte mirë, me Gruevskin jo?

Ostreni thotë se puna me Cërvenkovskin shkonte mirë, me Gruevskin jo?

Ish gjenerali i UCK-së së Maqedonisë dhe kryetari i “UNITETIT”, Gëzim Ostreni për herë të parë ka deklaruar se BDI ka pasur peshë të madhe gjatë pjesëmarrjes në qeverinë 2002-2006 në kohën e ish kryeministrave të LSDM-së , Branko Cërvenkovski dhe Vllado Buckovskit.

Ostreni nuk jep sqarime se cilët janë sukseset e partisë së Ahmetit gjatë kësaj periudhe dhe a aludon në zyrtarizimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës ,punësimin e shqiptarëve në polici, ushtri, administratë , apo në dicka tjetër .Në atë kohë Ostreni ka qenë deputet në Parlament.

“ Atë që unë e prisja nga BDI që nga formimi e deri në vitin 2006 shkonte mirë. Pas vitit 2006 më nuk zbatohej politika ashtu siç duhej të shkonte në zhvillimin dhe realizimin e parashikimeve të amendamenteve kushtetuese. Ne gabojmë kur flasim për Marrëveshje të Ohrit, sepse kjo marrëveshje ishte kornizë për ndryshimin e Kushtetutës dhe u inkorporua në të, Kuvendi i miratoi ndryshimet. Prandaj, nuk mund të bisedohet për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit por për zbatim të Kushtetutës”, ka deklaruar mes tjerash Ostreni duke adresuar kritika në drejtim të partisë së Ahmetit se BDI pas vitit 2006 e deri më sot ka dështuar.

“BDI e ndryshoi kahjen e veprimit, vendosi të veproj në mënyrë më tepër demagogjike dhe mos ti realizoj qëllimet e parashikuara. BDI në zgjedhjet e fundit pikë kryesore kishte anëtarësimin në BE dhe NATO, madje la anash realizimin e të drejtave të Shqiptarëve për këtë qëllim. Hyrja në BE dhe NATO duhet të jetë pasojë e standardit të përmirësuar për jetesë për të gjithë qytetarët në RM.”, ka deklaruar Ostreni.

Ai ka folur edhe për ekzistimin e rrezikut për konflikt të ri ndëretnik në Maqedoni.

“ Kjo që ndodh kohëve të fundit në Maqedoni nuk është ndëretnik, por monoetnike, mes LSDM dhe VMRO. Shqiptarët nuk vendosën tenda as para Kuvendit, e as para Qeverisë. Nuk do ekzistojnë tensionet ndëretnike nëse zgjidhen të drejtat e të gjithë qytetarëve në këtë shtet. Unë jam shtetas i Maqedonisë, nuk kam kërkuar nënshtetësi të Shqipërisë ”, ka theksuar ai duke shtuar se janë spekulime tendencat se shqiptarë t punojnë pë r Shqipërinë e Madhe.

“E ku është atëherë Shqipëria e Vogël, rrjedhimisht nëse ekziston Shqipëria e Madhe duhet të ekzistoj edhe Shqipëria e Vogël. Këto janë insinuata, ne edhe me Kushtetutë jemi përcaktuar se shqiptarët janë pjesë e popullit shqiptar, kjo shkruan në Kushtetutë, nuk duhet të ketë frikë nga kjo, vazhdimisht flitet për Serbi të Madhe, Shqipëri të Madhe, bile edhe për Maqedoni të Madhe.

Këto janë vepër shprehje demagogjike, të cilat për pasojë kanë pasur edhe luftëra. Ne sot duhet të bashkohemi në nivel të Evropës, së pari duhet të krijojmë standarde evropiane tek ne që ata pastaj të na pranojnë”, ka deklaruar mes tjerash kryetari i UNITETI-it, Gëzim Ostreni.

Ndryshe, gjenerali Ostreni duhet të jep sqarime dhe fakte bindëse se cilët janë sukseset dhe dështimet e partisë së Ahmetit që nga viti 2006 e deri më sot./zhurnal

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *