Home / Lajme / Botë / Parisi zgjohet si qyteti më i pikëlluar në Planet!

Parisi zgjohet si qyteti më i pikëlluar në Planet!

14 nëntor-Sipas njoftimeve të para autorët e sulmeve kanë përdorur armë automatike AK-47, dhe bomba. Sipas dëshmitarëve në sallën e koncerteve, persona të veshur në të zeza, hapën zjarr ndaj spektatorëve, dhe pasi të plagosurit binin në tokë, ata u afroheshin dhe i qëllonin përsëri, në stil ekzekutimi. Të shtënat në sallë zgjatën 10-15 minuta.

Shefi i policisë franceze ka dalë në deklaratë për shtyp, ku ka sqaruar qytetarët e tij se të gjithë atentatorët kanë vdekur dhe gjendja mund të shkojë drejt normalitetit.
“Besojmë se të gjithë atentatorët kanë vdekur,” tha shkurt para pak çastesh, Michael Cadot, shefi i policisë, që duhet të ketë kaluar natë të vështirë.

E keqja sipas tij qëndron se disa bashkëpuntorë të terroristëve janë në arrati, duke punuar për kapjen e tyre.

Franca mbyll kufijtë, mbi 150 të vrarë në Paris

Franca shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe mbyll kufijtë pas vrasjes së dhjetëra vetëve gjatë disa sulmeve në Paris të premten në mbrëmje.

“Ne e dimë kush janë këta terroristë”, tha presidenti francez Francois Hollande, pa dhënë hollësi të tjera. “Terroristët duan të na frikësojnë dhe të na paralizojnë me frikën…. Ky është një vend që di të mbrohet”, shtoi ai.
Vetëm në sallën e koncerteve Bataclan, në qendër të Parisit, ka patur mbi 100 viktima. Dëshmitarë janë shprehur në televizionin francez se skena në sallën e koncerteve i ngjante një masakre.

Sipas një prokurori francez, sulmet janë kryer në 6 pika të ndryshme dhe sipas tij, 5 autorë sulmesh janë neutralizuar. Policia franceze thotë se ishin 4 persona që kryen sulmin në sallën e koncerteve dhe të 4 janë vrarë. Tre prej tyre, sipas autoriteve mbanin të veshur breza vetë-vrasës me lëndë shpërthyese.

Persona që kishin shkuar në koncert tregojne se gjatë hyrjes në të nuk kishte kontrolle me detektorë apo ndonjë lloj kontrolli tjetër fizik.

Sipas njoftimeve të para autorët e sulmeve kanë përdorur armë automatike AK-47, dhe bomba. Sipas dëshmitarëve në sallën e koncerteve, persona të veshur në të zeza, hapën zjarr ndaj spektatorëve, dhe pasi të plagosurit binin në tokë, ata u afroheshin dhe i qëllonin përsëri, në stil ekzekutimi. Të shtënat në sallë zgjatën 10-15 minuta.

Sipas ekspertëve, sulmet janë kryer në të ashtuquajturat “objektiva të buta”, si restorante, salla koncertesh dhe stadium, aty ku ka grumbullim të shumtë njerëzish, për të maksimalizuar numrin e viktimave dhe panikut.
Presidenti Hollande tha se ka kërkuar përforcime ushtarake në Paris për të parandaluar sulme të tjera.

Në një stadium në afërsi të Parisit, ku po luhej një ndeshje futbolli mes Francës dhe Gjermanisë u dëgjuan të paktën tre shpërthime. Disa njoftime venë në dukje se jashtë stadiumit mund të jetë kryer një sulm vetë-vrasës. Në ndeshje ishte i pranishëm edhe presidenti Francois Hollande.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet terroriste, të cilat dukeshin të koordinuara mirë.

Banorëve të Parisit u është kërkuar të qëndrojnë brenda shtëpive, ndërsa në rrugët e qytetit ka forca të shumta policore dhe ushtarake.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *