Home / Lajme / Maqedoni / Partia e Ostrenit, reagon ashpër për ndotjen e ajrit në Tetovë

Partia e Ostrenit, reagon ashpër për ndotjen e ajrit në Tetovë

1 nëntor-Për pronarët rus të “Jugohrom”-it nuk vlejnë ligjet, pasi partitë në pushtet VMRO DPMNE dhe BDI kanë sistemuar ushtarët e tyre partiak në stafin menaxhues të helmuesit të Pollogut .

“Uniteti” kerkon dorëheqjen e ministrit të ekologjisë Nurhan Izairi dhe apelon qeveria të respektojë ligjin dhe të mbyllë menjëher fabriken e “Jugohrom”-it!

Partia “Uniteti” reagon ndaj indiferencës së Qeverisë, në veçanti të partisë shqiptare BDI, ndaj zvarritjes së zgjidhjes së problemit në rastin “Jugohrom”.

Tani kur qyteti i Tetovës gjendet në maje të listës së qyteteve më të ndotura në botë, është e pakuptueshme heshtja e partisë shqiptare në pushtet dhe i ministrit të saj të ekologjisë, të cilët po e helmojnë popullatën e kësaj zone. Shkelja e afateve për vendosjen e filtrave dhe mosmbyllja e “Jugohrom”-it është edhe një dëshmi për mospërfilljen e BDI-së nga ana e partnerit të saj VMRO DPMNE, ose pas kësaj fshihen interesa materiale të individëve të caktuar të të dy partive në pushtet. Athua ineresat e individeve te caktuar në BDI vlejnë më shumë se jeta e qytetarëve të Tetoves?

Për pronarët rus të “Jugohrom”-it nuk vlejnë ligjet, pasi partitë në pushtet VMRO DPMNE dhe BDI kanë sistemuar ushtarët e tyre partiak në stafin menaxhues të helmuesit të Pollogut .

“Uniteti” kerkon dorëheqjen e ministrit të ekologjisë Nurhan Izairi dhe apelon qeveria të respektojë ligjin dhe të mbyllë menjëher fabriken e “Jugohrom”-it!

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *