Home / Lajme / Maqedoni / Partitë politike afër marrëveshjes?!

Partitë politike afër marrëveshjes?!

04 Nentor – Partitë politike janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për çështjen e Qeverisë kalimtare, respektivisht kompetencat e ministrave dhe zv/ministrave.

Partitë politike janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për çështjen e Qeverisë kalimtare, respektivisht kompetencat e ministrave dhe zv/ministrave. Siç mëson Alsat M, tashmë është arritur kompromis që për secilin vendim të ministrit të brendshëm, zv/ministri i VMRO DPMNE-së të ketë të drejtë vetoje. Në rast konflikti mes 2 zyrtarëve, kompetencat i kalohen Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili do ta thotë fjalën e fundit. Sistemi i kontrollit do të vlejë edhe në nivelet më të ulëta. Vetoja nuk do të vlejë për ndryshimet kadrovike, ndërsa në poste ku ministri i ri do të emërojë kuadro të rinj, për ta do të ketë zëvendës, që do të kontrollojnë punën e shefit të tyre. Jo-zyrtarisht, LSDM-ja tashmë ka pranuar që e drejta e vetos për çështjet e zgjedhjeve mund të realizohet që nga emërimi i funksionarëve të rinj. Gjithashtu është harmonizuar pjesa më e madhe e Ligjit për bombat, i cili po përpilohet sipas modelit francez. Konkretisht, ligji do të parashikojë dënime për mediat që do të publikojnë biseda private të njerëzve që nuk kryejnë funksione publike dhe nuk pretendojnë për to, respektivisht nuk merren me politikë. Publikimi i çështjeve me interesit publik, përfshi edhe bisedat private të funksionarëve dhe politikanëve, nuk do të sanksionohet me ligj. Marrëveshja është shumë afër edhe për Ligjin për mbrojtjen e informatorëve, i cili do të jetë në pajtim me praktikën juridike evropiane. Tashmë prej kohësh është arritur marrëveshje për Komisionin Anketues Parlamentar për çështjen e përgjimit dhe për Kodin Zgjedhor, por këto dyja po mbahen peng për shkak të bllokimit të punës së Prokurores Speciale Katica Janeva me mos-zgjedhjen e ekipit të saj. Siç mëson Alsat M, faktori ndërkombëtar po bën përpjekje intensive të ndërmjetësojë mes Prokurores Speciale Janeva dhe Këshillit të Prokurorëve, që të tejkalohet edhe kjo çështje. Siç thonë burime diplomatike për Alsat, kompromisi do të ishte që të votohen 5 nga 7 prokurorët e mbetur, ndërsa për tremujorët e ardhshëm të ketë edhe shkurtesa buxhetore për Prokurorinë Speciale.

Kompetencat e Ministrave dhe zv/ministrave

-Zv/ministrat të drejtë vetoje për çështje të zgjedhjeve
-Duar të lira për ndryshime kadrovike
-E drejta e vetos – nga dita e emërimit

Ligji për bombat

-Dënime për mediat që publikojnë biseda private të qytetarëve të thjeshtë
-Bisedat që zbardhin interes publik – nuk sanksionohen
-Bisedat private me indikacione shkeljesh nga politikanët – nuk sanksionohen

Ligji për informatorët

-Të ndiqet praktika evropiane

Prokuroria Speciale

-Të zgjidhen 5 nga 7 prokurorët e mbetur
-Të shkurtohet buxheti për periudhat e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *