Home / Lajme / Maqedoni / PDSH nuk merr pjesë në tryezën për marrëveshjen e Ohrit

PDSH nuk merr pjesë në tryezën për marrëveshjen e Ohrit

3 nëntor-Duam ta njoftojmë opinionin e mrendshëm dhe të jashtëm se Partia Demokratike Shqiptare nuk do të merr pjesë në këtë tryezë, pasi që konsiderojmë se ky format i bisedimeve nuk është në përputhje me metodologjinë e punës për të cilën jemi dakorduar me nënshkrimin e marrëveshjes së 2 qershorit/15 korrikut.

Sot në klubin e deputetëve mbahet tryeza e rrumbullakët në lidhje me analizën e MO, nën patronazhin e Sekretarijatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Duam ta njoftojmë opinionin e mrendshëm dhe të jashtëm se Partia Demokratike Shqiptare nuk do të merr pjesë në këtë tryezë, pasi që konsiderojmë se ky format i bisedimeve nuk është në përputhje me metodologjinë e punës për të cilën jemi dakorduar me nënshkrimin e marrëveshjes së 2 qershorit/15 korrikut.

Nuk duam të jemi pjesë e një tryeze ku ata të cilët janë përgjegjës kryesorë për mos implementimin e MO, akoma 15 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes meren vetëm me analiza dhe konkluza. Ne nuk duam të merremi me konstatime, por duam të arimë zgjidhje cilësore për cështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve dhe mardhëniet ndëretnike, të cilat do të diskutohen në kuadër të grupit punues që drejtohet nga ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian, z.Piter Van Hojt.

Gjatë bisedimeve për arritjen e marrëveshjes së 2 Qershorit në Bruksel me insistimin e PDSH-së, u ra dakord që në kuadër të negociatave në grupet e punës të lehtësuara nga SHBA dhe BE, të hapen dhe të dikutohen temat e marrdhënieve ndëretnike dhe qeverisjes ekonomike, që u bënë edhe pjesë e dokumentit “Prioritetet për reformat urgjente” të vendosura nga Komisioni Evropian që Maqedonia duhet përmbushur.

Edhe një herë përkujtojmë pikat të cilat PDSH i ka parashtruar në bisedimet gjatë arritjes së marrëveshjes së 2 Qershorit/15 korrikut, e që burojnë nga Platforma Politike e PDSH-së: Pozita juridiko-kushtetuese e shqiptareve në Maqedoni; vendimmarrja konsensuale; ndarja e drejte dhe proporcionale e buxhetit të shtetit; zyrtarizimi i gjuhës shqipe; ndarja e re territoriale; de-etnizimi i simboleve shtetërore (flamuri, himni, stema), si dhe njeri prej tre posteve kryesore në shtet (Kryeministri, Presidenti, Kryetari i Kuvendit) t’u takojë shqiptarëve, tha deputeti Bekim Fazliu.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *