Home / Lajme / Maqedoni / Përplasje në Lëvizjen për Reforma në Çair?

Përplasje në Lëvizjen për Reforma në Çair?

05 Nëntor – Pardje në mbrëmje, Zhurnal njoftoi se u mbajt kuvendi zgjedhor i LR-PDSH dega në Çair, ku mes të tjerash për kryetar është zgjedhur Rizvan Bela, profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe.

Në kuvend mbajti fjalim Kryetari Ziadin Sela, ndërsa i pranishëm ishte edhe nënkryetari Agon Ferati, si dhe anëtarë të tjerë të kryesisë qendrore të LR-PDSH dhe rreth 200 anëtarë të tjerë të Lëvizjes për Reforma nga Çairi.

Kryesia e Degës përbëhet prej: Gazmend Zaimi – Inxhinier i Mekatronikës, Besir Ajdini – Jurist, Marigona Emini – Juriste, Ajsun Ilazi – Biznes Menaxhment, Sara Imeri – Pedagoge, Lemiana Poliku – Ekonomiste, Sevime Hoxha – Prof. i Gjuhës Angleze, Ismail Ramadani – afarist, Ali Elezi – afarist, Hysamedin Bafqari – Prof. i Gjuhës Angleze, Elmedina Axhami – Juriste, Arian Selmani – Mjek fizioterapeut.

“Premtoj se do t`i shërbej qytetarëve dhe do të jem faktor bashkues në degë, apelojmë te të gjithë ata që duan të na bashkëngjiten se jemi të hapur për tu bashkuar me ne, do të punojmë në favor të qytetarëve”, tha kryetarit i ri i degës, Rizvan Bela.

Por, në fan-page në facebook e Partisë së Zijadin Selës, Lëvizjes për Reforma PDSH – Dega në Çair shkruan se njerëz të papërgjegjshëm kanë organizuar Kuvend. Në vazhdim po ju sjellim postimin e plotë në facebook:

“Te nderuar anëtarë… sonte ka ndodhur TURP dhe SKANDAL ne Çair…. njerez pa vlere dhe moral, njerez PA ASNJE PESHE ne elektorat, kane organizuar kinse KUVEND….. ESHTE JOLEGJITIM!

Çairi do te përfaqësohet nga njerëz të dinjitetshëm dhe me vlere, me respekt nder banoret e Çairit!!!

Pritet që në ditët në vazhdim të jepen informata zyrtare nga selia e kësaj partie.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *