Home / Lajme / Maqedoni / Pesë persona plagosen rëndë në një përleshje në lagjen Drenovec të Tetovës

Pesë persona plagosen rëndë në një përleshje në lagjen Drenovec të Tetovës

1 nëntor-Tre persona nga Dobroshti kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në Spitalin Klinik në Tetovës, kurse dhe L.I me plagët e marra të rënda dhe K.V me lëndime janë dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup

Pesë persona janë plagosur rëndë nga të shtënat në një përleshje që ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në lagjen Drenovec, në Tetovë. Sipas policisë ja personat pjesëmarrës në përleshje: O.E (22), S.O (22) dhe R.O (53) nga fshati Dobrosht në njërën anë dhe në anën tjetër L.I (24) dhe K.V (21) nga Tetova, .

Në përleshjen përveç që është përdorur një armë zjarri është përdorur edhe mjete të ftohta (thika), ku në këtë mënyrë mbetën të lënduar të gjithë pjesëmarësit. Personi O.E ka marr lëndime në kraharorin e majtë, me një plagë nga njè armë zjarri në pjesën e prapme të kraharorit, R.O me një thikë ka marr plagë në pjesën e mesme të shtyllës kurrizore, ndërsa L.I ka marr një plagë me thikë në qafë, dhe K.V një prerje të vogël në pjesën e poshtme.

Tre persona nga Dobroshti kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në Spitalin Klinik në Tetovës, kurse dhe L.I me plagët e marra të rënda dhe K.V me lëndime janë dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *