Home / Lajme / Maqedoni / Plaçkitet bastorja, pastaj policia konfiskon pajisjet

Plaçkitet bastorja, pastaj policia konfiskon pajisjet

40 vjeçari E.B nga Negotina-Pollogut, dje rreth orës 22:30 minuta, ka njoftuar për një grabitje në një prej basteve sportive, e kanë kryer dy persona të panjohur, të maskuar me qese plastike mbi kokat e tyre, njofton SPB-Tetovë.

Gjatë hyrjes në bastore, të dy të panjohurit e kanë sulmuar menjëherë, dhe e kanë shtrirë poshtë në dysheme dhe pastaj kanë marr nga sirtari 155 euro dhe rreth 9,000 denarë, dhe me shpejtësi kanë ikur në rrugën rajonale Dobridol-Negotinë, ku atje ka qenë duke e pritur një makinë dhe me të cilën janë larguar në drejtim të panjohur.

Nga ekipi i policisë është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar në zgjidhjen e rastit.

Nga bastorja e cila ka punuar në një shtëpi private në Negotinë-Pollogut e cila ka punuar në mënyrë të paligjshme, pra pa leje, më vonë janë konfiskuar 4 televizorë, kompjuter, printer dhe pajisje të tjera, të cilat përdoren për organizimin e lojëra të fatit. Kundër pronarit do të ketë paraqitje të duhur sipas ligji për lojërat e fati

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *