Home / Lajme / Maqedoni / Policia ka vënë në shënjestër kirurgët ‘ryshfetxhinj’ të Maqedonisë?

Policia ka vënë në shënjestër kirurgët ‘ryshfetxhinj’ të Maqedonisë?

11 Nëntor – Incidenti i fundit në Spitalin Shtetëror të Shkupit ku familjarët e një pacienti të revoltuar nxorën revolën dhe plagosën kirurgun maqedonas, Lubomir Ognjenovic kanë nxjer në shesh defektet e vërteta të mjekëve, konkretisht të marrjes së ryshfetit.

Një mjek maqedonas i cili flet për “Zhurnal” por me kushte anonimiteti deklaron se plagosja e kirurgut do të ndodhte edhe jashtë Spitalit. “ Një gjë ta kemi të qartë, plagosja e kirurgut do të ndodhte edhe në parkingun e spitalit, edhe para shtëpisë së mjekut, pasi më familjarët si duket i kanë vënë obligim vetes që të qërojn hesapet deri në në fund me mjekun. Flitet se kirurgu ka mar me mijëra euro dhe është sjell keq me familjarët. Me vet faktin se familjarët kanë dhënë ryshfet, ata kanë pritur edhe shërimin e nënës së tyre 60 vjecare”, ka deklaruar mjeku për Zhurnal duke sqaruar se problem kryesor është ryshfeti nëpër spitalet e Maqedonisë.”

“E them me shumë përgjegjësi. Në spitalet publike poqe se nuk ke para vdes. Ryshfetin e marin një pjesë e madhe e mjekëve.Kirurgët e kanë tepruar. Vetëm sa dij unë ka kirurgë shqiptar që kanë tarifa nga 500-3000 euro për operacion, ndërsa kirurgët maqedonas lëvizin deri me mijëra euro. Vetëm shikoni pasurin dhe jëten holivudiane të kirurgëve dhe cdo gjë e keni të qartë se me 800-1000 euro rrogë nuk blihen shtëpi, vetura, vikenshtëpiza luksoze. Me një rrogë të mund të jetohet.Por kirurgët po përfitojnë në tragjedinë e pacientëve.”, ka deklaruar mjeku për Zhurnal.

Ndryshe, një pjesë e madhe e kirurgëve maqedonas dhe shqiptar janë në shënjestër të ispektorëve të policisë të cilët ndiqen se si ju marrin ryshfet pacientëve.

Ne shenjester eshte neurokirurgjia, abdomeni, kirurgjia torako-vaskulare dhe klinikat e internistikes.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *