Home / Lajme / Maqedoni / Portali “Faktor”: Gruevski tërhiqet në dhjetor?

Portali “Faktor”: Gruevski tërhiqet në dhjetor?

05 Nentor –
Sipas faktor.mk, është mëse e sigurt se Gruevski do ta respektojë atë që është kontraktuar dhe në dhjetor do të tërhiqet nga posti i kryeministrit

Në Bruksel e kanë mëse të qartë se në qoftë se Maqedonisë i merret rekomandimi për fillimin e negociatave, kjo thjesht do ta rëndojë situatën edhe ashtu të ndërlikuar në të cilën gjendet vendi. Një veprim i tillë do të ishte një precedent dhe vetëm do ta forconte pozitën e kryeministrit në sytë e partnerëve ndërkombëtarë për të cilët ai vlen për kryeministër me politika anti-evropiane, thonë burimet e faktor.mk.

Sipas faktor.mk, është mëse e sigurt se Gruevski do ta respektojë atë që është kontraktuar dhe në dhjetor do të tërhiqet nga posti i kryeministrit, e më pas do ta përgatisë partinë për zgjedhjet e prillit të vitit të ardhshëm.

Sipas faktor.mk, është e paqartë se si ndërmjetësi erdhi deri te ky konkluzion, nëse kihet parasysh se Maqedonia është në një krizë serioze politike, ku pritet formimi i një qeverie kalimtare që do të duhet të përgatisë terrenin për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në prill të vitit të ardhshëm, dhe ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që prokurori i posaçëm publik i cili do të hetojë rastet e përgjimeve, të ngrejë aktpadi penalë për veprimet e paligjshme.

Jo rastësisht është zgjedhur koha e intervistës së ndërmjetësit për kontestin maqedonas-grek me emrin, Methju Nimic i cili pas një kohe të gjatë doli me qëndrimin se tani është koha e përshtatshme për tu arritur një kompromis për çështjen e emrit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *