Home / Lajme / Maqedoni / Probleme me sistemin e ujitjes (VIDEO)

Probleme me sistemin e ujitjes (VIDEO)

Tetovë, 12 nëntor – Rreth 2000 mijë hektarë tokë pjellore në pjesën e poshtme të komunës së Bogovinës dhe Bërvenicës, nuk ka kanal për ujitje.

Kanali kryesorë arrinë deri në fshatin Gradec dhe më pas nuk vazhdon kurse distanca është rreth dy kilometra që mund të arrijë deri në këto prona. Kjo ka qenë ankesa e bujqëve tetovarë gjatë një takimi të përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë.Bujqit kanë kërkuar që të ky kanal të vazhdohet edhe për dy kilometra me çka do t`ju mundësonte atyre që të vaidisin pronat e tyre dhe bëhet fjalë për hapësirë të madhe e cila është pa ujë.

“Në atarrin e Zherovjanit dhe përreth janë diku rreth dy mijë hektarë tokë të cilët shfrytëzohen nga bujiqt, por nuk ka ujë.Kanali vjen deri në fshatin Gradec dhe më pas nuk vazhdon kurse janë në pyetje dy kilometra që të vazhdohet ai kanal dhe kjo tokë të ketë ujin më afër sepse nuk është pak”, tha një bujk nga Zherovjani, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë nga ana e Ministrisë së Bujqësisë janë interesuar se nëse vazhdohet me këtë kanal a ka hapësira dhe probleme pronësoro juridike.

“Pasi që bëhet fjalë për dy mijë hektarë do të duhet që të bëhet një studim se ai kanal që vjen deri në Gradec ku thoni ju, a mund të vazhdohet, nëse vazhdohet a ka vend ku do të kalojë dhe të mos ketë probleme pronësoro-juridike. Por gjithsesi si Ministri do të interesohemi që ky problem të zgjidhet”, theksoi Besir Jashari, sekretarë shtetërorë në Ministrinë e Bujqësisë, transmeton Televizioni Koha.

Problemi i ujitjes është një nga problemet kryesore në rajonin e Pollogut, ku shumë bujq e kanë problem që të vadisin pronat e tyre në mungesë të kanalave për ujitje por edhe ato ekzistues shumë pak pastrohen.Në ndërkohë në takimin me bujqit tetovarë, nga ana e përfaqësusve të Ministrisë së Bujqësisë është theksuar se për vitin 2016 janë planifikuar të hapen edhe disa rrugë në viset malore për blegtorët. Nga kjo ministri nënvizuan se vitin e ardhshëm pritet që në kuadër të drejtorisë së kullovate të ndahen mjete për hapjen e rrugëve edhe në bjeshkën e Sharrit gjegjësisht në rajonin e Tetovës. Poashtu, sipas tyre është planifikuar edhe modernizimi i 100 staneve.

“Bëhet fjalë për 100 stane të cilët pritet të modernizohen. Në ato vende ku janë stanet mungon sistemi i elektrifikimit, kurse përmes këtij projekti do vendosen panele diellore që të njejtit të kenë kushte më të mira të funksionojnë” theksuan nga drejtoria për kullota në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *